Anthony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar qytetarët e Kosovës në 14 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka uruar qytetarët e Kosovës në 14 vjetorin e pavarësisë, ndërsa theksoi se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët e saj. Blinken në një deklaratë në 14 vjetorin e shpalljes së pavarësisë thekson se pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të pakthyeshme dhe të pacenueshme, ndërsa u shpreh ndërtimi i institucioneve demokratike dhe gjithëpërfshirëse kërkon këmbëngulje. “Partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës i ka rrënjët në vlerat tona të përbashkëta demokratike. Si një nga demokracitë më të reja në botë, Kosova dhe qytetarët e saj me të drejtë janë krenarë për përparimin që keni bërë gjatë këtyre 14 viteve. Ne jemi krenarë t’ju mbështesim në këtë përpjekje”, thuhet në deklaratën e sekretarit amerikan, Blinken.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …