leoni

Sekretari i OKB-së Guterres i tregon kryeministres serbe Bernabiq, se Kosova nuk është shtet i pavarur

Sekretari i OKB-së Guterres i tregon kryeministres serbe Bernabiq, se Kosova nuk është shtet i pavarur

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po qendron në New York, në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Gjatë qëndrimit të saj në New York, Bërnabiqi tha se u takua edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili ia ka thënë asaj se “për OKB-në, Kosova nuk është shtet”. “Është gjithmonë nder të flasësh me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, dhe sot ishte e veçantë. Takimi filloi me fjalët se Kosova nuk është shtet për OKB-në, dhe unë e falënderoj atë përzemërsisht për atë qëndrim në emër të Republikës së Serbisë”, shkroi Bërnabiq.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Për më pak se tri vite ministritë kanë nënshkruar 209 milionë euro kontrata sekrete nga niveli qendror

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, për kontratat …