leoni

Simiq: Protestusit iu përgjigjën ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryesisë së Listës Serbe

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka pranuar tërthorazi se protestuesit serb në pjesën veriore të Kosovës i janë përgjigjur ftesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryesisë së Listës Serbe. Duke u munduar të fajësoj Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës për gjendjen e krijuar në veri, ai ka deklaruar se se njerëzit iu përgjigjën ftesës, kryesisht nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, por edhe nga kryesia e Listës Serbe, për të qëndruar të qetë dhe të përbërë, për të mos rënë pre e provokimeve, duke aluduar se provokimet vinin nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç ka shtuar më tutje se serbët po protestojnë paqësisht sepse rrezikohet e drejta e tyre për lirinë e lëvizjes për shkak të anëtarëve të shumtë të njësitë speciale në Jarinjë dhe Bërnjak por pa treguar se janë serbët ata që kanë bllokuar rrugën me automjete të mëdhaja e jo Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, pjesëtarët e së cilës janë treguar tejet të përmbajtur nga provokimet e llojllojshme të protestuesve serb.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …