Sekretari i përgjithshëm i MSFK-së, Shkëlzen Sylaj pati një takim me përfaqësuesit e Sektorit të Analizave Civile-Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Aleate për Evropë. Zotëri Sylaj zhvilloi bisedë me mysafirët e pranishëm: Herald Hiorth dhe Robert Kam, të shoqëruar nga Maria Przenioslo këshilltare politike e Komandantit të KFOR-it. Ai kryesisht foli rreth zhvillimeve të fundit të FSK-së, siç janë, ngritja e planit të integritetit, zhvillimi i karrierës, çështjet gjinore, inkuadrimin e minoriteteve, për aktivitet e sektorit për Bashkëpunim Civilo Ushtarak në të mirë të komunitetit dhe për faktin se FSK që tri vjet radhazi është institucionin më i besuar nga opinioni publik i Kosovës. Sylaj po ashtu bisedoi për sukseset e fundit të arritura nga FSK-ja dhe bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in. Mysafirët nga Brukseli, shprehën kënaqësinë për arritjet e FSK-së, duke vlerësuar lartë përfaqësimin e komuniteteve, barazisë gjinore, e sidomos besimin që kanë qytetarët për FSK-në.
