Në Ministrinë e Punëve të Brendshme fillon fushata për legalizimin e armëve e mbështetur UNDP-ja

Sekuestrohen armë dhe municion  pas një rasti kanosjeje në Rahovec 

Më datën 22 dhjetor 2024,  Stacioni Policor në Rahovec ka pranuar një raportim lidhurme një rast të kanosjes. Viktima, mashkull i moshës madhore, ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari, po ashtu mashkull i moshës madhore, e kishte kanosur. Lidhur me ankesën, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme, pasi kishte dyshime se i dyshuari posedonte armë zjarri në pronën e tij në fshatin Pataqan i Poshtëm të komunës së Rahovecit. Në konsultim me prokurorin kujdestar, është kryer kontroll në shtëpinë dhe objekteve 
përcjellëse në pronësi të të dyshuarit. 
Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar: 
∙Një pushkë gjuetie dhe 25 fishekë, 
∙Një pistoletë dhe 25 fishekë, 
∙Një pushkë ajrore dhe 
∙Një pistoletë për sinjalizim me zë. 
Me vendimin e prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarit është iniciuar procedura për veprat 
penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe 
i njëjti është ndalur në mbajtje për 48 orë. 
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë dhe 
mirëqenies së qytetarëve, duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e rasteve në 
përputhje me ligjin. 

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …