Brickos

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, pasi kishte pranuar informatë se i dyshuari I. B., shtetas i Republikës së Kosovës kishte armë në posedim të paautorizuar dhe gjatë muajit gusht në një aheng familjar kishte shtënë me armë, ka realizuar kontroll në vendbanimin e tij në fshatin Kërvasari-Malishevë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e  të dyshuarit dhe në objektet tjera përcjellëse, janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me dy karikator dhe gjashtë copë fishekë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari pas përfundimit të procedurave policore është liruar. Rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Kontrolloni gjithashtu

Altin B. Mavraj: Organizohen homazhe, në 25 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën “Çeçeni”

Në 25 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Milazim Mavraj, i njohur me nofkën …