Selim Pacolli: Kudo që kishte ngjarje rezistente kundër armikut, do të skalitet, shënohet dhe do të përkujtohët në mëyrë institucionale!

Selim Pacolli: Kudo që kishte ngjarje rezistente kundër armikut, do të skalitet, shënohet dhe do të përkujtohët në mëyrë institucionale!

Luftëtari i lirisë  dhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, z Selim Pacolli ka pritur në takim një grup të të burgosurve politikë, me të cilët ka biseduar lidhur me ngritjen e një lapidari në shënim të Barrikadës së 2 dhe 3 prillit të vitit 1981, në fshatin Besi të Prishtinës.

Ai ke këtë rast ka shkruar:

I nderuar me vizitën e ish të burgosurve politik të viteve 60/70 dhe 80- ta,
z. Ahmet Qeriqi, Fatmir Sopi, Rushit Durmishi dhe Zijadin Hoxha.
Më datën: 02 Prill 2021, te Shkolla e fshatit në Besi, të Komunës së Prishtinës, Këshilli Organizativ i pjesëmarrëseve së Barrikadës, më 2 Prill të vitit 1981, ka vendosur një pllakat provizor, në vendin ku do të ngrihet Lapidari.
Me datën 02 Prill u mbushën plotë 40 (dyzet) vite kur, te Shkolla e fshatit, në fshatin Besi, u ngritë një Barrikadë për të pamundësuar depërtimin e forcave rezerviste Serbe drejt Prishtinës. Me 2 Prill të vitit 1981, qindra të rinj, nxënës, studentë, punëtorë, fshatarë, jo vetëm, ndaluan konvojin e forcave rezerviste Serbe, por iu muarën armë, municion dhe pajisje ushtarake duke iu pa mundësuar të marshojnë drejt Prishtinës.
Armët janë rrëmbyer me qëllim të kundërvënies, pasi forcat Serbe në Prishtinë dhe në disa Qytete të Kosovës, kishin vrarë nëntë demonstrues, kishin plagosur rreth 300, ndërsa kishin arrestuar me mijëra prej tyre.
Fjalët e Bacës Ahmet, dhe pjesëmarësve direkt të aksionit!
…Mendojmë dhe dëshmojmë me fakte se barrikada që kemi ngritur në Besi, është rasti i vetëm dhe kulmues i përmasave të një kryengritjeje popullore rreth kërkesës plebishitare, ‘Republikë, Kushtetutë, ja me hatër ja me Luftë’.
Ky akt i kundërvënies ballë për ballë, forcave të Armatës Popullore të Jugosllavisë të asaj kohe nuk ka qenë një lojë improvizuese me pasoja, apo lojë e papërgjegjshme e disa grupeve të manipuluara, sikur është thënë në atë kohë nga zyrtarët e KSAK-së dhe që mjerisht si e tillë trajtohet edhe sot nga disa segmente të politizuar, por ka qenë një kundërvënie e fuqishme e rezistencës dhe si i tillë duhet të shënohet me një lapidar meritor për historinë tonë.
Ju kujtojmë me këtë rast se për shkak të asaj kryengritjeje dhe demonstratave e protestave në Kosovë, më 3 Prill të vitit 1981 ishte shpallur edhe gjendja e ‘Shtetrrethimit’ në Kosovë, e cila kishte zgjatur deri më: 18 Prill të atij viti.
Për pjesëmarrjeje në barrikadë jemi dënuar 3 (Tri) grupe, 2 (dy) grupe kanë qenë të të rriturve dhe një virus i të miturve, gjithsej, 38 pjesëmarrës, me dënimet me të rënda që janë dhënë asokohe.
Nuk po flasim me këtë rast se deri në çfarë niveli jemi torturuar, jo vetëm gjatë hetimeve, por gjatë tërë kohës së mbajtjes së burgut.
Ngritja e këtij Lapidari do të jetë një monument tjetër lirie në Kosovë, me qëllim për të rrezatuar ndër breza, përpjekjet, heroizmin, rezistencën shekullore të popullit tonë për liri, drejtësi, barazi dhe Bashkim Kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Me 19 prill 2024, me përkujtim të thellë kujtohen dy Heronjë të lavdishëm të kombit, Muharrem dhe Nazim Asllani

Me 19 prill 2024, me përkujtim të thellë kujtohen dy Heronjë të lavdishëm të kombit, …