Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi dhe të bashkëbisedojmë nga afër me ta, ka deklaruar, Selim Pacolli kandidat për deputet nga koalicioni “Për Familjen”. Ky takim shënoi një moment të veçantë, ku banorët e kësaj zone shprehën hapur vullnetin e tyre për të mbështetur kauzën tonë, duke theksuar vendosmërinë e tyre se vota e ardhshme do të jetë për Familjen. Gjatë bisedës, qytetarët nënvizuan se nuk do të lejojnë që agjenda të ndryshme të dëmtojnë harmoninë dhe unitetin që ata kanë ndërtuar me kaq mund e sakrificë për vite. Ky mesazh i qartë dhe i fortë është një reflektim i vlerave të thella të bashkëpunimit dhe unitetit që mbizotërojnë në Sllatinë. Ruajtja e vlerave të familjes dhe forcimi i lidhjeve komunitare mbeten thelbësore në vizionin tonë për të ardhmen, ka thënë mes tjerash Selim Pacollin kandidat për deputet nga koalicioni “Për Familjen”. #koalicionipërfamiljen #voto129 #zgjedhjet2025
