Rexhep Selimi

Selimi: Deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe të Nismës votuan kundër Trepçës si ndërmarrje publike

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimit thotë se gjatë votimit të ligjit për Trepçën, deputetët e koalicionit qeveritar dhe të AAK-së e Nismës nuk votuan dy amendamentet e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila  i kishte vënë në dispozicion amendamentet për ta mbajtur Trepçën si ndërmarrje publike në pronësi të Republikës së Kosovës.  Pastaj dikush prej tyre ka paturpësinë që ta akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje se paska qenë kundër Ligjit për Trepçën. Ne ua vumë në dispozicion amandamentet, të cilat Trepçën do ta mbanin si nderrmarrje publike, në pronësi të Republikës së Kosovës. Ata i refuzuan me arrogancë. Ne ua dhamë amandamentet, por nuk mumd t’ua japim edhe gjithçka tjetër të nevojshme të cilën ata nuk e paten. Në këtë seancë, kishim rastin që ta benim një ligj që do ta mbronte Trepçën nga kushdo që pretendon ta përvetësojë përveç Republikës së Kosovës. E ardhmja do ta qartësojë edhe më shumë hilen e këtij pushteti rreth Trepçës, thotë deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep  Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …