Rexhep Selimi

Selimi: Nuk mund të ketë nderim më të madh për heroin se sa t’ia nderojmë dhe t’ia qojmë përpara idealin e tij

Duke përkujtuar rënien heroike të komandantit të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jasharin – Komandant Kumanova, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka shkruar se nuk mund të ketë nderim më të madh për heroin se sa t’ia nderojmë dhe t’ia qojmë përpara idealin e tij. Ai sot ka përvjetorin e rënies. Kush do që ta nderojë sot Ismet Jasharin, kushdo që sot hedh lule mbi varrin e tij, kushdo që sot i kushton vargje e këngë… nuk duhet as ta fsheh e as ta harrojë idealin e tij. Ai është heroi i idealit të bashkimit të shqiptarëve që luftuan bashkë për të qenë të lirë e të bashkuar si komb.  Nuk mund të ketë nderim më të madh për heroin se sa t’ia nderojmë dhe t’ia qojmë përpara idealin e tij.  Rroftë ideali i Ismet Jasharit për çlirim e Bashkim Kombëtar. Rroftë ideali i dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar deputeti, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …