Rexhep Selimi

Selimi: A do të konsiderohet edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar, vepër penale?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar ndaj akuzave me të cilat është ngarkuar shefi i Inspektoriatit në Komunën e Prishtinës, Sali Zyba. Zyba akuzohet për dëmtim të pasurisë, pasi ai kishte vendosur flamurin kombëtar në vend të atij shtetëror te rrethi afër spitaleve në Prishtinë. Selimi ka thënë se ky pushtet dhe kjo Qeveri nuk durohen më, sepse flamuri kuq dhe zi do ta valojë gjithmonë aty ku ka shqiptarë. E tash, a do të arrestohet dikush për ngritjen e Flamurit Kombëtar te rrethi dhe a do të konsiderohet edhe ngritja e flamurit kombëtar shqiptar si vepër penale? Ky pushtet dhe kjo qeveri nuk durohen më! Flamuri kuq e zi do të valojë gjithmonë aty ku ka shqiptarë”, ka shkruar Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit amerikan, Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reagar lidhur me atentatin kundër, ish kryetarit, Donald Trump, …