Senatori demokrat amerikan, Bob Graham konsideron se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 ishin punë e brendshme

Senatori demokrat amerikan, Bob Graham konsideron se sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 ishin punë e brendshme

Ish-guvernatori i Floridas dhe senatori demokrat i Amerikës, senatori Bob Graham në televizionin kombëtar në Amerikë ka deklaruar  se sulmet e 11 shtatorit 2001 ishin një punë e brendshme e Amerikës. Të shtunën, CBS News ka lëshuar një shkurtim videoje për një episod të ardhshëm, në të cilën Graham pretendon se 19 rrëmbyesit, për të cilët thuhej se ishin të Al-Qaidës) nuk kanë kryer sulmet më 11 shtator 2001. Unë mendoj se është e pabesueshme për të ardhur në përfundim  se 19 persona, shumica e të cilëve nuk flasin anglisht, shumica e të cilëve kurrë nuk kishin qenë në Shtetet e Bashkuara më parë, shumica e të cilëve nuk kanë një arsim të lartë, mund të kenë kryer një detyrë të tillë të ndërlikuar, pa një mbështetje nga brenda Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deri më tani, të gjithë ata që vënë në pikëpyetje tregimin zyrtar të sulmeve të Shtatorit janë emërtuar si teoricienë komploti apo konspirativ. Por, anëtarët aktualë, senatorë – Kongresit, zyrtarë të SHBA-së, dhe komisionerë të ndryshëm vënë dyshimin për ngjarjen e ndodhur, dhe kjo tregon një histori ndryshe që njerëzit kanë dëgjuar zyrtarisht.

“Në politikë asgjë nuk ndodh aksidentalisht! Në qoftëse diçka ndodh duhet të jeni të sigurt se ajo është planifikuar në atë mënyrë”. Franklin D.Roosvelt 1882 – 1945, presidenti i 32’të i Shteteve të Bashkuar të Amerikës) – Ashtu sikurse në ekonomi që çdo ecuri zhvillimore planifikohet paraprakisht, edhe në politikë shkaktimi i krizave të ndryshme planifikohen, nuk ndodhin aksidentalisht, pra nuk zhvillohen spontanisht. Prandaj, edhe 11 shtatori 2001 (si një nga ngjarjet më të rënda të këtij fillim-shekulli) nuk ka ndodhur aksidentalisht, por është planifikuar të ndodh në atë mënyrë, për t’i hapur rrugë luftës në Afganistanë (në vjeshtën e atij viti) dhe luftërave tjera të përgjakshme në Irak e në shtetet tjera të Lindjes së Mesme! (Sheradin Berisha)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …