Lëvizja Vetëvendosje konferencë për media shprehet kundër nënshtrimit të Qeverisë së së Kosovës lidhur me lejimin e mbajtjes se zgjedhjeve të Serbisë në vendin tonë. Këto zgjedhje përveç që nuk po ndalohen nga Qeveria e Kosovës, ministrat e Isa Mustafës po kontribuojnë në to dhe po marrin pjesë në tubimet e organizuara nga Vuçiqi e Daçiqi në Kosovë. Me mosveprimin e tyre, me tolerimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë dhe me pajtueshmërinë që këto zgjedhje të zhvillohen nga shteti serb brenda territorit të shtetit tonë, Qeveria e Kosovës është vënë në funksion të Kushtetutës serbe dhe në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës, përballë dështimit për t’i ndaluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, po mundohet t’i paraqesë këto zgjedhje si zgjedhje normale demokratike të një shteti fqinj. Zgjedhjet e Serbisë që janë paralajmëruar të mbahen më 24 prill, nuk janë thjesht zgjedhje të një shteti fqinj, shtetasit e te cilit votojnë në ambasadën e shtetit përkatës, por janë zgjedhje që po organizohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Serbisë në Kosovë, thuhet mes tjerash në kumtesën e Vetëvendosjes.
