Senatori McCain, me “postim special” për vizitën e tij në Kosovë

Senatori McCain, me “postim special” për vizitën e tij në Kosovë

Senatori amerikan, John McCain, i cili e ka vizituar Kosovën, duket të jetë i kënaqur nga kjo vizitë, ai ka vendosur që rreth kësaj vizite të bëjë edhe një “postim special” në rrjetin e ti social. Në një video të publikuar në Twitter, ai ka veçuar nderimin që i është bërë nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e nderuar atë me çmimin “Urdhri i Lirisë”. “Gjatë kësaj jave, isha i nderuar të pranoj çmimin ‘Urdhri i Lirisë’ nga presidenti Hashim Thaçi”, ka shkruar ai. Ky çmim, siç ishte thënë senatorit McCain i ishte ndarë për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit tonë dhe SHBA-ve.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi u bën thirrje liderëve politikë: Duhet të ulen me Kurtin, qoftë edhe për zgjedhje të reja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kërkuar nga liderët politikë që të …