rusi

Serbët ndihen të fyer e të poshtëruar për shkak se Rusia shpalosi Flamurin e Kosovës

Disa medie në Serbi  janë shprehur tejet të indinjuara jo vetëm me  triumfin e Majlinda Kelmendit në Kampionatin evropian të xhudos, por shumë më tepër për shkak se Garda Ceremoniale ka intonuar Himnin e Kosovës dhe ka afishuar Flamurin e saj, me rastin e shpalljes kampion Evrope të Majlinda Kelmendit. Xhudistja Kelmendi, e cila përfaqësoi Kosovën, fitoi titullin kampion Evrope në qytetin rus të Kazanit në kategorinë 52 kilogramë. Rusia, edhe pse nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, u detyrua të lejonte flamurin dhe himnin e Shtetit të Kosovës, shkruan portali serb, “Kurir.rs”.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …