Serbët protestuan kundër taksës, përpjekjeve të aneksimit të Mitrovicës, Trepçës dhe Ujmanit nga Kosova

Serbët protestuan kundër taksës, përpjekjeve të “aneksimit” të Mitrovicës, Trepçës dhe Ujmanit nga Kosova

Qytetarët serbë në veri të Mitrovicës protestuan sot kundër taksës ndaj mallrave serbe, dhe sikur thuhet përpjekjeve  të “aneksimit” të veriut të Mitrovicës, Trepçës dhe liqenit të Ujmanit. Ata kanë protestuar edhe kundër fletë-arresteve ndaj serbëve të veriut, të dyshuar për krime. Protestuesit mbanin flamuj të Serbisë dhe Trepçës, si dhe pankarta me mbishkrimet ‘Trepçën nuk e japim’, ‘Të huajt vinë e shkojnë, taksat mbeten’, ‘Ndaloni me përndjekjen e serbëve’, ‘Stop aktakuzave të montuara’ etj. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, Igor Simiq, tha se edhe pas katër muajsh të aplikimit të taksës nga Prishtina zyrtare, serbët janë ‘më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të mbetur në këto hapësira’. Millan Ivanoviq, drejtor i spitalit në veri të Mitrovicës, ka akuzuar institucionet e Kosovës të cilat siç u shpreh ai, përmes aplikimit të taksave, formimit të ushtrisë, tentimin e marrjes së Trepçës dhe liqenit të Ujmanit, si dhe aneksimin e Mitrovicës, po synohet spastrimi etnik i veriut. Ai i quajti tradhtarë, vasal dhe spiunë, të gjithë serbët që përpiqen përmes protestave të ndryshme të ndajnë popullin ‘në këto kohë të vështira’. (Kosovapress)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …