Ministri Endrit Shala takoi ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maltës

Ministri Endrit Shala takoi ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Maltës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur sot ministrin  e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, të Maltës, Carmelo Abela, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.  Ministri Shala theksoi se marrëdhëniet e mira politike dhe diplomatike në mes dy shteteve të reflektohen edhe në aspektin ekonomik, duke u dakorduar për rritje të shkëmbimeve tregtare në mes Kosovës dhe Maltës. “Kosova dhe Malta kanë marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike. Unë dhe ministri Abela u dakorduam dhe u zotuam se këto marrëdhënie të mira në mes të dy shteteve në aspektin politik t’i shndërrojmë edhe në aspektin tregtar dhe besoj se ky takim të llogaritet si një fillim i mbarë që marrëdhëniet tona tregtare të kenë një nivel tjetër nga ai që është sot”, theksoi ministri Shala.

 Ministri i MTI-së Endrit Shala e informoi ministrin e Maltës, Carmelo Abela, për mundësinë dhe potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj dhe për lehtësirat që i ofron Ligji për Investime Strategjike. “Republika e Kosovës ofron mundësi të jashtëzakonshme për investitorët e huaj për shkak të shumë arsyeve, duke u nisur nga më e rëndësishmja që Kosova ka një rini shumë inovative dhe krijuese, po ashtu tatimet e favorshme dhe Ligji për Investime Strategjike i cili krijon lehtësira për çdo investitor që e ka në plan investimin në vendin tonë”, tha ministri Shala. Shala falënderoi ministrin Abela për kontributin që ka dhënë për ndërtimin e shtetit të Kosovës nëpër etapa të ndryshme. Ndërsa, ministrin i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Maltës, Carmelo Abela, tha se shteti i tij do të vazhdojë mbështetjen për Republikën e Kosovës duke e ndihmuar në aspektin e fuqizimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …