Vendi i opozitës është në Parlament thotë drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Krisitian Danielson

Vendi i opozitës është në Parlament thotë drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Krisitian Danielson

Vendi i opozitës është në Parlament”. Me këtë qëndrim drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Krisitian Danielson, mbajti të njëjtën linjë si të ndërkombëtarëve që janë shprehur edhe më herët, se djegia e mandateve nga opozita, minon procesin e integrimit. “Shpesh në të shkuarën ju kemi kërkuar partive ta bëjnë integrimin mision kombëtar. Fatkeqësi që vendi të jetë në një kurth pasigurie politike”, tha ai. Në një konferencë për medie pas takimeve të veçanta me kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe aleatët, Danielson tha se nxitja e dhunës në protesta është shqetësim i madh për BE-në. “Kjo situatë aktuale politike në Shqipëri, nuk ndihmon fare për procesin integrues. Ja bëmë të qartë edhe opozitës, se fakti që nuk është në parlament nuk ndikon pozitivisht progresin e bërë”, tha zyrtari i lartë i BE-së. Ai tha se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi, me vettingun dhe krijimin e institucioneve të reja në drejtësi, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …