leoni

Serbia i frikësohet administratës së re amerikane në krye me Joe Biden

Diplomati serb, Zoran Milivojeviq, duke folur për qëndrimin e tanishëm të administratës amerikane lidhur me raportet mes Kosovës e Serbisë, shkruan se gjëja kryesore që kërkon Amerika prej nesh  është njohja e pavarësisë së Kosovës, dhe pyetja e vetme është se cila metodologji do të zbatohet me këtë rast. Administrata Trump u soll në një mënyrë tjetër, kjo çështje nuk u zgjidh përmes Departamentit të Shtetit siç ishte rasti më parë, por Trump e bëri atë direkt përmes Shtëpisë së Bardhë dhe në një fushatë zgjedhore. Një mekanizëm ekonomik u përdor, i manifestuar në marrëveshjen e Uashingtonit, i cili dha rezultate dhe është shumë pragmatik. Kur bëhet fjalë për administratën e re, është e qartë se ajo po kthehet në vazhdimësinë e atyre të mëparshme, veçanërisht të Obamës”, la thënë Milivojeviqi, duke shtuar se administrata e re dëshiron ta kthejë kthejnë Amerikën në pozicionin e fuqisë numër një globale. “Vendosja e punës përsëri në duart e Departamentit të Shtetit dhe pastaj koordinimi i ShBA-së me Brukselin përreth Ballkanit Perëndimor, do të thotë pak a shumë presion amerikan, në varësi të vlerësimit të situatës. Kjo, përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës, nënkupton edhe ndalimin e ndikimit të Rusisë dhe Kinës në Ballkan. Në çdo rast, një marrëdhënie më aktive dhe dinamike midis Shteteve të Bashkuara, Serbisë dhe Ballkanit na pret. Do ta ndiejmë shumë shpejt”, është shprehur Milivojeviqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Raporti i KE-së konfirmon regres të theksuar në integrimet evropiane

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut …