Serbia nuk e respekton Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Edhe pse në Nenin 4 të Marrëveshjes së Ohrit, thuhet qartë  se Serbia “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, Beogradi zyrtar ka ngritur një grup punues për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Me urdhër të kryetarit serb, Vuçiq, grupi përfshin pjesëtarë të Qeverisë dhe të Parlamentit serb dhe koordinon aktivitetet e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Asambleja Parlamentare e kësaj organizate, që është lidere në Evropë për të drejtat e njeriut, do të votojë për pranimin e Kosovës më 16 prill, ndërsa vendimi përfundimtar pritet në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj. Vuçiq ka kërkuar që si argument kryesor kundër Kosovës  të shfrytëzohet refuzimi, për të themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili po ashtu  parashihet, me Marrëveshjen e Ohrit, lidhur me  normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të cilën palët e kanë arritur më shumë se një vit më parë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …