Serbia përfundimisht ka vendosur të mos përfillë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për sanksione kundër Rusisë

Serbia përfundimisht ka vendosur të mos përfillë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për  sanksione kundër Rusisë. Ajo nuk përfillë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për zgjatjen e masave kufizuese në lidhje me veprimet që cenojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell. Ai tha se Këshilli i BE-së ka miratuar më 13 mars 2023 Vendimin e Këshillit që zgjat deri më 15 shtator 2023 masat kufizuese për 171 individë dhe 65 subjekte. Vendet kandidate për në BE, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe vendet e EFTA-s, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia, anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane u rreshtuan me këtë vendim të Këshillit. Ata do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë Vendim të Këshillit. Bashkimi Evropian e merr parasysh këtë angazhim dhe e mirëpret atë”, tha Borrell. Edhe pse një vend kandidat për në BE, Serbia nuk është bashkuar me asnjë nga vendimet e Këshillit të BE-së për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, për shkak të agresionit të saj kundër Ukrainës. Në muajt e fundit, zyrtarët evropianë i kanë bërë vazhdimisht thirrje Serbisë që t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, por pa asnjë sukses.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …