Një serbe në fshatin Gorazhdec të Pejës, nëna e njërit nga të vrarët në rrethana të pasqaruar qysh në vitin 2003, ia ka kthyer kurorën me lule, të cilën ditë më parë e kishte vendosur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo sipas medieve në Serbi ka thënë: Ky veprim i Hashim Thaçit më ka goditur më shumë se ditën kur dola në varreza. Ai na i ka vrarë fëmijët, e tash vjen të na i “stolis” ata. Thaçi kishte vizituar lapidarin e të vrarëve në Gorazhdec, ku kishte vënë një tufë lulesh të bardha dhe kishte bërë homazhe, në ditën e arritjes në Beograd të nënkryetarit amerikan Xho Bajden. Nëse Thaçi donte të ishte human, atëherë duhej të vinte dhe të na thoshte se kush ishte vrasësi i fëmijëve tanë, ta sjell dhe të na e tregojë, ne prindërve. Serbja, tufën e luleve që e kishte vënë mbi varr Thaçi, e kishte shkelur dhe e kishte copëtuar, ndërsa të nesërmen kishte shkuar në stacionin e policisë me qëllim që tufën e luleve t’ia kthejë Thaçit. Kjo është dhurata dhe mirëkuptimi që i bëhet Thaçit, i cili përkulet para përmendoreve serbe ku shkruan se vrasjet i kanë bërë “terroristët shqiptarë”.
