Agim Shahini: Vendimet e Qeverisë për masat anti-Covid janë kundërthënëse me njëra-tjetrën dhe jo mirë të analizuara

Shahini: Qeveria s’ka strategji për tejkalimin e krizës dhe për këtë shkak ekonomia e Kosovës po varfërohet

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të qeverisjes së mirë dhe efikase për të krijuar mirëqenie në shoqëri. Ai ka shtuar më tutje se ekonomia jonë po varfërohet për çdo ditë, qoftë nga inflacioni, qoftë nga devalvimi i euros, qoftë nga mungesa e prodhimeve të Kosovës. “Kosova është e rrezikuar nga tri kriza, ajo e pandemisë që është ende prezentë, kriza globale, e cila e ka përfshirë Kosovën sepse ne varemi 90% nga importet e sepse lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar turbulenca në tregjet globale, si dhe kriza e brendshme e Kosovës, në aspektin ekonomik dhe politik”, ka paralajmëruar kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini. Ai ka shtuar më tutje se kriza më e thellë do të jetë në muajt në vijim, pavarësisht se të hyra në buxhetin e shtetit kemi më shumë, jo për shkak të rritjes së ekonomisë por për shkak të rritjes së çmimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …