SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtojnë ashpër debatin në Këshillin e Sigurimit për Kosovën

SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtojnë ashpër debatin në OKB për Kosovën

Është ende e paqartë nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 7 shkurt do të diskutojë mbi Kosovën. “SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan ashpër raportin e rregullt tremujor të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, në mënyrë që të vendoset në agjendën e seancës”, tha sot ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq. Në një konferencë shtypi, ai tha se për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk u miratua rendi i ditës, i cili propozohet çdo muaj nga kryesuesi i radhës. Daçiq shpjegoi se seanca për t’u diskutuar mbi raportin e rregullt është planifikuar për 7 shkurt, por nuk është e sigurt nëse do të jetë për Kosovën, pasi ka të ngjarë që rendi i ditës të miratohet atë ditë. Ndryshe, SHBA dhe Britania e Madhe tash e sa kohë kanë bërë thirrje që në Nju Jork të mos ketë seanca mbi raportin e rregullt të UNMIK-ut për Kosovën, duke pranuar kështu realitetin e ri të krijuar me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …