Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me situatën në veri të Kosovës. Borrell ka thënë se është pajtuar me Stoltenberg që Kosova të mos marrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësoni koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX-NATO-KFOR në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt”, shkroi Borrell. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë lidhur me situatën e krijuar në tri komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pasi hyrja në zyra të komunave e kryetarëve të rinj u kundërshtua nga serbët lokalë. Kurti tha më 27 maj se ndërtesat komunale janë të shtetit të Kosovës, prandaj ato, sipas tij, nuk “janë marrë dje dhe nuk do të merren asnjë ditë tjetër”. Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar këtë veprim të Prishtinës, duke e cilësuar si “hyrje me forcë” në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj, që u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit.
NATO Secretary General Jens Stoltenberg and the High Representative for Foreign Affairs and Security of the European Union, Mr. Josep Borrell

Shefi i BE-së, Josep Borrell ka thënë se është pajtuar me z. Stoltenberg që Kosova të mos marrë hapa të njëanshëm, destabilizues

Shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka folur me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, lidhur me situatën në veri të Kosovës. Borrell ka thënë se është pajtuar me Stoltenberg që Kosova të mos marrë hapa të njëanshëm, destabilizues. Vlerësoni koordinimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet EULEX-NATO-KFOR në sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt”, shkroi Borrell. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë lidhur me situatën e krijuar në tri komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pasi hyrja në zyra të komunave e kryetarëve të rinj u kundërshtua nga serbët lokalë. Kurti tha më 27 maj se ndërtesat komunale janë të shtetit të Kosovës, prandaj ato, sipas tij, nuk “janë marrë dje dhe nuk do të merren asnjë ditë tjetër”.

Bashkësia ndërkombëtare ka dënuar këtë veprim të Prishtinës, duke e cilësuar si “hyrje me forcë” në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj, që u zgjodhën në zgjedhjet lokale të 23 prillit.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …