Avdullah Hoti thotë se Qeveria aktuale e Kosovës njihet për dështimin në liberalizimin e vizave, dhe në INTERPOL

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti: Shpresoj që i kanë siguruar votat për demrakcionin

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se deputetët e kësaj partie mbështet ratifikimin e demarkacionit dhe shpreson se koalicioni qeverisës tashmë i ka siguruar votat për kalimin e demarkacionit. “Sot kishim një konsultim me koalicionin qeverisës, për t’u dakorduar për kohen e mbajtjes së seancës, për të ratifikuar përfundimisht marrëveshjen e demarkacionit. U dakorduam që kjo të bëhet të martën, për të siguruar prezencën e të gjithë deputetëve. Grupi jonë parlamentar ashtu siç ka qenë edhe më herët është në mbështetje të plotë me 27 vota, për këtë marrëveshje dhe shpresoj përfundimisht do të marrë fund kjo çështje që tash e tri vjet endet nëpër kuvend”, tha ai. Ndërsa tha se shpreson që koalicioni qeverisës, tashmë i ka siguruar votat për kalimin e demarkacionit. “Duke qenë se kërkuan nga ne që të dakordohemi shpresoj që 61 vota, 62 vota të koalicionit janë siguruar, është çështje e tyre”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …