Sot në Kuvendin e Kosovës diskutohet për organizimin e arsimit në të gjitha nivelet gjatë pandemisë Covid-19

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Kurti mjeshtër të manipulimit të opinionit publik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka quajtur kryeministrin Kurti mjeshtër të manipulimit të opinionit publik. Ai ka kritikuar Kurtin që nuk ka ndërmarrë asnjë vendim për të lehtësuar jetën e qytetarëve. Ju jeni mjeshtër i manipulimit i opinionit publik me inteligjencën tuaj. Ju po flisni për shkatërrimin e fondi pensonal, në qoftë se ju mendoni se situata është e tillë që vetëm të numëroni në vend e të mos merrni vendim, është gabim shumë i madh. A po mendoni se ne nuk e dimë që fondi duhet të shfrytëzohet pas 65 vjetësh. Kërkoj prej teje që në këtë seancë të reflektosh mbi gjendjen ekonomike në vend. Tahiri gjithashtu theksoi se punëtorët e sektorit privat janë ata që i’u nevojitet më së shumti Trusti, e jo milionerët siç ka pandehur Kurti. I ke blloku investimet kapitale, e ke blloku secilin investim e institucion, mbi të gjitha e ke koncentrua pushtetin në disa njerëz nuk janë duke i bërë hajër Kosovës, janë duke e dëmtua Kosovën, ka thë në në fjalën e tij deputeti Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …