leoni

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade, Arben Kingji, pritet me nderimet më të larta ushtarake

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade, Arben Kingji, pritet me nderimet më të larta ushtarake

Me nderimet më të larta ushtarake, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, në vizitë zyrtare ka ardhur Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade, Arben Kingji, me delegacionin e lartë të FARSH-it, i cili u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe delegacioni i lartë i FSK-së. Me këtë rast, Gjeneral Jashari shprehu mirënjohje të lartë për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nën lidershipin e Gjeneral Kingjit, për kontributin e  veçantë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së, veçanërisht në fushën e arsimimit dhe stërvitjes. Nga ana e tij, Gjeneral Kingji ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi bilateral mes dy forcave tona të thellohet edhe në fusha të tjera ushtarake, që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja për FSK-në. Pas takimit në mes të Gjeneral Jasharit dhe gjeneral Kingjit si dhe dy delegacioneve respektive, Gjeneral Kingji u prit në takim të veçantë edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Me këtë rast, Ministri Mehaj i shprehu Gjeneral Kingjit falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për Republikën e Shqipërisë për mbështetjen vëllazërore të ofruar në të gjitha periudhat e ndërtimit, zhvillimit si dhe në të gjitha të arriturat e deritashme të vendit, sikur edhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu, Ministri Mehaj  i shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e madh të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe më gjerë me pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, e shumë të rëndësishme edhe pjesëmarrjen e fuqishme në kuadër të KFOR-it në vendin tonë.

Ndër të tjera, Ministri Mehaj ritheksoi edhe rëndësinë shumë të madhe që ka mbështetja e Ministrisë dhe Forcave të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Në kuadër të vizitës, Gjeneral Kingji gjithashtu ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me të arriturat e deritashme, sfidat dhe aktivitetet e planifikuara të FSK-së për të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …