Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini bisedoi në Nju Jork me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor

Mogherini ka bisededuar në Nju Jork me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në një tubimi joformal

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bisedoi në Nju Jork me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq, tha përmes një postimi në Twitter se Mogherini ka qenë nikoqire e një tubimi joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku është biseduar për situatën në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe punën për integrimin evropian. Në Nju Jork po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Sot, pos të tjerëve, do të flasin kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, përfaqësuesit e BE-së dhe ata palestinezë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …