Limak Kosovo
Fillimi / Opinione / Shefqet Dibrani: KOLONA E PESTË 6
Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani: KOLONA E PESTË 6

Fejton (6) KOLONA E PESTË – (Fünfte Kolone / Fifth Column)

 

Shkruan: Shefqet DIBRANI

(Legjenda është marrë nga gazeta: “Fünfte Kolonne”, Frankfurter Allgemeine Zeitung, 21.03.2014. https://www.faz.net/aktuell/politik/fraktur/fraktur-die-sprachglosse-fuenfte-kolonne-12857778.html)

Lufta në Kosovë ishte luftë për çlirim e cila u zhvillua nga formacionet ushtarake të UÇK-së[1]. Përçarjet e ndodhura në mes LPK-së dhe LDK-së[2], ose ato kundërthënëse LPK & LKÇK, nuk shpjegohen me akuza të ndërsjella[3] sikurse as përçarjet në mes UÇK-së dhe FARK[4], nuk mund t’i zbardhin injorantët dhe analfabetët, por duhet të flet personalisht Isa Mustafa për rolin e tij përçarës e ndjekës që ka mbajtur kundër LDK-së gjatë viteve 1992-1999, pastaj edhe kundër Oficerëve të karrierës të pozicionuar pranë FARK-ut, e nëse ka njerëz të vullnetit të mirë, le ta ndihmojnë edhe strukturat nga Shtabi i “Rognerit”[5], sepse pavarësisht akuzave, brenda LDK-së ka pasur veprimtar të devotshëm, ashtu siç ka pas edhe në struktura e sistemit komandues në UÇK. Pra, dua të them se nuk bënë të prishet imazhi atdhetar e patriotik i ldk-istëve, dhe as nuk duhet të fyhet as mohohet Lufta për Liri e UÇK-së, për hesape të Kolonës së Pestë, e cila përherë ka sabotuar, qoftë paqen e qoftë luftën.

Mosmarrëveshjet kanë prodhuar konflikte, madje në disa raste kanë përfunduar edhe me eliminime fizike. Si duket ka qenë mision i Kolonës së Pestë, që i ka ngatërruar atëherë fijet, kurse tani në paqe nuk lejojnë të zbardhen vrasjet dhe eliminimet e klasifikuara për motive politike, por siç shihet nuk ka pasur dhe nuk ka vullnet për tu hetuar e as gjykuar këto vrasje sikurse as për tu luftuar krimi ekonomik dhe korrupsioni i lartë, e të mos flasim pse nuk ka pasur vullnet në këto 20 vjet për tu zbardhur edeh krimet e sistemit komunist – UDB-ës[6].

Çuditërisht këtij avazi i kanë shkuar pas Mediat e Kosovës. Ato nuk janë në krye të misionit historik, përkundrazi janë në bisht të proceseve, edhe më keq, janë stërmbushur me familjar e kuadër jo profesional[7]. Përshtypja krijohet se mediat po kontrollon nga një rreth i ngushtë, të cilët kanë mision për të fabrikuar incidente dhe për të prodhuar skandale të papranueshme, të cilat përpunohen në shtypin dhe mediat serbe, pastaj të njëjtat mediume e ripërsëritin të njëjtin lajm, me një ndryshim esencial, kur theksojnë si burim “mediat dhe shtypin serb”, prandaj duket se edhe kaosi i tanishëm mediatik, është më shumë artificial, sa për të prodhuar klimë dhe krizë politike irracionale. D.m.th. ky tension është produkt i klaneve të interesit të cilat si Kolonë e Pestë, errësojnë qiellin e Kosovës duke krijuar dyshime dhe pasiguri të shumta, ashtu siç e theksuam, kryesisht artificiale.

Çfarë mund të flasim për drejtuesit nëpër TV-të dhe Mediave private, kur dihet se drejtorët e tyre janë bossa dhe njëkohësisht edhe milioner, në njërën anë kurse në anën tjetër po të njëjtit janë bijtë e udbashëve të dikurshëm, të cilët atëherë mbillnin frikë, kurse bijtë e tyre sot po mbjellin kaos e pasiguri në Kosovë[8].

Mediat në Kosovë, kryesisht prodhojnë kriza të panevojshme dhe bëjnë spekulime të paskrupullta. Ja disa:

  1. Rasti me 1000 testetpër COWID-19[9]. I lëmë anash hulumtimet, nëse Ministrit Vitia, këtë kontingjent ia paskan sugjeruar përfaqësuesit diplomatik amerikan në Beograd e Prishtinë. Por thjesht, le ta marrim se paska qenë një kontrabandë?! Mediat që udhëhiqen nga parime pozitive dhe mbrojnë interesin nacional, dhe janë të përkushtuara për ta ruajtur higjienën kombëtar, në asnjë rast nuk do të spekulonin deri në atë nivel, as nuk do të talleshin me popullin në kohë Pandemie, përkundrazi do ta amortizonin rastin për aq sa do të ishte e mundur, duke drejtuar sinjalet nga zyrtarët e prokurorisë për ta hetuar rastin, ndërsa lajmi do të përfundonte me tre rreshta informacion. Mënyra se si kanë spekuluar Mediat Shqipe në Kosovë, s’ka të bëjë as me lajmin, por ka të bëjë me skandalin, thjesht ishte një luftë speciale që mund ta udhëhiqte Kolona e Pestë.
  1. Deklarata e Shkëlzen Gashit, në TV – T7[10], ku drejtor është Berat Buzhalla, as nuk ishte skandaloze por nuk solli asnjë risi. Shpifjet kundër UÇK-së datojnë më herët, edhe përpara Raportit të Dick Martit. Pra ato akuza, janë sajuar më parë nga Leonard Kerquku e Berat Buzhalla[11] dhe nga Baton Haxhiu e Veton Surroi[12], si dhe nga një klan që dominon mediat e përgjithshme në Kosovë[13]. Për fat të keq, për prirje negative dallojnë bijtë e strukturave të aparatit të dhunës nga sistemi i kaluar[14]. Por ajo që ndodhi në “TV – T7”, dhe skandalin që e krijuan pastaj mediat shqipe bashkë me ato serbe, është veprimtari subversive kundër Republikës që mund ta bënte në kohë pandemie vetëm Kolona e Pestë. Prandaj nuk do të duhej të kryqëzohej një folës në studio, dhe t’ua falin fajin shpifësve dhe sajuesve real, që tashmë janë me kilometra, ose orë të tëra emisione që ia tejkalojnë qindra herë deklaratës së Shkëlzen Gashit. Ai u ndëshkua vetëm pse ishte në pozitën e Këshilltarit pranë Kryeministrit në Detyrë, Albin Kurti. Edhe ky lajm u bë sensacion në mediat serbe dhe pastaj u rikthye për tu përtypur nga Mediat që i udhëheq Kolona e Pestë, për të bërë sherr në Kosovë.
  1. Konflikti jo vetëm mediatik por edhe diplomatik me Ambasadorin Grenell, jo që nuk është dashur me ndodhur, por në asnjë mënyrë nuk është dashur që Mediat në Kosovë të prodhojnë klimë antiamerikane, dhe as nuk është dashur të tallen me fatin e Kosovës. Kosova është e rrezikuar nga Serbia dhe e udhëhequr keq për 20 vjet, nga Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, këtë do të duhej ta dinte sidomos analisti i RTK-së, Faton Abdullahu[15], pasi edhe ne e dimë se ai është strukturë që i ka shërbyer, (përkatësisht është i trajnuar në RIINVESTIN e Isa Mustafës), po ashtu dihet se Faton Abdullahu, ka qenë edhe këshilltar i tij sa ishte Kryeministër, dhe ne mund të besojmë në mosdijen kur ai shkruar, por jemi të sigurt se edhe Faton Abdullahu, e dinë se nuk është dashur Ambasadori Grenell, t’i jap intervistë Berat Buzhallës, (djalit të filanit…?!), në TV T7. Karshi këtyre incidenteve, karshi këtyre skandaleve, analistët dhe Mediat është dashur të sillen më mirë?! Por ne e dimë se Kolona e Pestë nga RIINVESTI e rame në LDK, nuk ka qëllime të mira as për Kosovën, se sa për raportet Kosovë – Amerikë as që iu ha bytha. Qëndrimi i tyre po e shihet. Andaj sjelljet dhe vendimet e Qeverisë në Detyrë, është dashur t’i trajtojnë më ndryshe, thellësisht e krejtësisht në interes të Kosovës, sepse ashtu siç u veprua, ka mundur të bëjë vetëm Kolona e Pestë, e cila ka mision për ta shantazhuar Kosovën.
  1. Edhe rasti i deputetit Behgjet Pacolli[16], u trajtua keq, nuk do të duhej kurrë t’i ndodhte Kosovës, së këndejmi edhe fryrja e zjarrit për shkuarjen në Shqipëri e ardhjen e presidentit ishte irracionale, në raport me ato zhvillime. Pavarësisht deklaratave të pamatura dhe jashtë kompetencave (qofshin ato edhe kërcënime), që i kanë bërë detyrueshëm zyrtarët në detyrë, Mediat profesionale kurrë nuk do t’i instrumentalizonin këto rastet për ta lënduar imazhin e Atdheut! Sepse edhe Mediat, analistet dhe profesorët universitar i shihnin tensionet dhe mirë e dinin se asnjë arsye logjike e humanitare për të ardhur në Kosovë nuk e ka pasur Behgjet Pacolli, pasi vendi kishte masa shtrënguese për shkak të Pandemisë. Po ashtu nuk është dashur as arsye s’ka pasur, zyrtarët në detyrë të kërcënonin deputetin dhe t’i tregonin nëse duhej apo jo të vinte në Kosovë, madje në asnjë mënyrë nuk është dashur ta akuzonte vendin e tij me gjuhën e propagandës Serbe, “për terrorizëm” ashtu siç veproi ish Presidenti i Kosovësish Ministri i Punëve të Jashtme dhe aktualisht Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli.
  1. Pothuajse të gjitha debatet televizive që kanë trajtuar skemën politike dhe situatën me Pandeminë, kanë qenë nën çdo nivel, profesional, intelektual, human e njerëzor, madje ka pasur prirje të shumta, për të prodhuar incidente në një situatë të acaruar. D.m.th. as udhëheqësit, as analistet, gjatë tërë kësaj kohe nuk kanë qenë në nivel të detyrës, për fat të keq as ata që kishin tituj akademik dhe në të njëjtën kohë ishin edhe mësimdhënës universitar, që më shumë se interesin e Kosovës i mbronin konceptet e Kolonës së Peste. Për keqardhje.
  1. Janë edhe një mori, skandalesh që shkelin kodin etik të mediumeve informative, që operojnë në Kosovë, duke krijuar përshtypje se kanë misione të caktuara për të prodhuar kriza të tjera në Kosovë, pasi as në aspektin human nuk i kanë balancuar raportet nga Klinikat dhe Terreni, për tu tejkaluar situata e krizës me Pandeminë COWID-19, jo pa pasoja, por me pasoja sa më të vogla të përballueshme dhe të tejkalueshme. Falë Zotit, Pandemia u menaxhua mirë dhe suksesshëm falë profesionistëve dhe vullnetit të Qeverisë në Detyrë, të cilës kleçkën ia vënë ata që kanë hallin e krimit dhe korrupsionit, prandaj kundër Qeverisë në Detyrë, ka pasur shantazhe që nga Presidenti e te secili medium informativ.
  1. Madje mediat, me raportimet e tyre skandaloze jo pak kanë shkelur kodin etik të gazetarisë, kodin etikë të humanizmit njerëzor, duke shfrytëzuar për pazare politike edhe tragjedinë e ndodhur në Qendrën e Studentëve. Ky rast ishte për dhembje, por ishte për keqardhje se si është trajtuar nga mediat, që mund të klasifikohet si veprim i pafalshëm, prandaj do të ishte mirë përveç rastit në fjalë, një hetim profesional të bëhej edhe për kodin e mirësjelljes profesionale që e kanë ushtruar mediat në kohë krize, në kohë pandemie, por veçmas përkitazi me raportimin rreth rastit në fjalë. Ashtu siç është raportuar mund të veprojë vetëm Kolona e Pestë, e cila bashkë me çaraveshjet dhe kërcënimet në rrjetet sociale përbëjnë rrezik permanent dhe krijojnë pasiguri politike në Kosovë.
  1. Po më shumë, kodin elementar të etikës profesionale po e shkelin disa nga mediat private të cilat deklaratën e shkruar të Isa Mustafës në FB, e plasojnë në kundërshtim me vlerat humane dhe përgjegjësinë publike: Në deklaratën e I. M. thuhet se “askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë në emër të Kosovës”, “Radio Evropa e Lirë, 07.05.2029”, e sipas Mustafës “as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, as përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe as shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, nuk janë ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore“[17]. Kjo deklaratë e publikuar në profilin e Mustafës në FB: “Nuk është Grenelli as Borelli e as Lajçaku ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore“[18], është përpunuar në laboratorin e Kolonës së Pestë, ndërsa Gazeta Express, jo vetëm se e korrigjon duke hequr emri i Ambasadorit Grenell, por e falsifikon duke futur emrin e Albin Kurtit, prandaj ashtu si plasohet merr tjetër kuptim: “Mustafa mesazhe Borellit dhe Kurtit: Askush s’mund t’i ndryshojë kufijtë nëse s’duam ne, duhet t’i besojmë vetvetes”[19], thuhet në raportin e gazetës Express, të datës 07.05.2020)?! Sipas kësaj, krijohet përshtypja se “Gazeta Express” dhe “TV T7”, nuk e dinë se Isa Mustafa nuk merakoset fare për Ambasadorin Grenell, as për raportet me SHBA-të, ai është në Mision, ku bashkë me stafin e këtyre mediumeve plotësojnë konceptin për t’i akuzuar se janë pjellë dhe pjesë e një misioni që po udhëhiqet nga Kolona e Pestë, që po vepron në Kosovë. Në të vërtetë, edhe unë jam për t’ua korrigjuar e përmirësuar deklaratat politikanëve të papërgjegjshëm dhe të paaftë e madje edhe skandaloz. E ky përmirësim do të duhej të ndodhte edhe nëpër statutet e tyre private, nëse dëshirojmë sa më pak skandale, por jo kështu njëanshëm siç kanë vepruar, pothuajse të gjitha mediat në Kosovë, “për dikend Nënë, e për tjetrin Njerkë?!”.

Të mos harrojmë se taktikat Sovjetike në Mediat dhe në politiken e brishtë kosovare kanë ndikim ideologjik, prandaj kryesisht po i zbatojnë strukturat e sistemit të kaluar komunist, përkatësisht bijtë e udbashëve që janë shefa nëpër mediat në Kosovë, veprimet e të cilëve ngjasojnë, tamam siç shkruajnë analistët kroat se janë veprime neokomuniste, të cilat sipas tyre veprojnë si Kolonë e Pestë Serbe kundër Kroacisë[20], prandaj kjo Kolonë e Pestë, pse të mos veprojë edhe kundër Kosovës, themi ne?!…

Ky deformim nëpër Media në Kosovë, është shqetësues, pasi shihet se Kolona e Pestë, është bërë agresive në të gjitha planet. Këto veprime, kryesisht kanë mision për t’ia pamundësuar Amerikës dhe vendeve nga BE-ja, shtrirjen e demokracisë në Kosovë dhe përgjithësisht në rajon. Andaj drejtuesit e Mediave  Kosovë, sidomos RTK-ja si Medium Publik, duhet të kuptojnë se politikat e tyre redaktuese janë në shpërputhje me interesin kombëtar, prandaj janë duke rënë ndesh edhe me angazhimin e SHBA-ve dhe BE-së në Kosovë, si dhe përgjithësisht në Ballkan[21].

“Meqenëse Vladimir Putin dëshiron të ndodh ribashkimi më i madh i të gjitha kohërave”, në Perëndim kanë vazhduar spekulimet për atë që ai raportoi për Lidhjen e Krimesë me Perandorinë Ruse?! Shikuar nga prizmi i të gjitha zhvillimet në Ballkan dhe Rajon mund të konstatojmë se nuk është krejt e kotë, pse kaq shumë në Perëndim, po kritikohet përkrahja sistematike e Kremlinit për partitë dhe grupet populiste në Ballkan dhe kudo në Evropë, me të cilët si duket po punojnë për ta çmontuar BE-në nga të gjitha vendet dhe ndikimet e saj.


FUND

Burimet:

[1]Wikipedia, Enciklopedia e lirë, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës”: https://sq.wikipedia.org/wiki/Ushtria_%C3%87lirimtare_e_Kosov%C3%ABs

– Po aty, “Lufta e Kosovës”, (1998-1999): https://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Kosov%C3%ABs

[2] Tim Judah, Kosovo: War and Revenge (Kosova: Luftë dhe Hakmarrje) (New Haven/London, 2000).

– Afrim Caka, “Endjet e djallit të LPK-ës brenda LDK-së”, Revista DRINI, 18 dhjetor 2019: https://revistadrini.info/endjet-e-djallit-te-lpk-es-brenda-ldk-se/

[3] Raport i ICG-së për Evropë N°153, 25 Shkurt, 2004.

[4] International Crisis Gropu “Raport për Evropë nr. 163, 26 maj 2005

[5] “Kumandantat e shpifur të ‘shtabit të Rognerit”, INA, 22/06/2018: https://ina-online.net/kumandantat-e-shpifur-te-shtabit-te-rognerit/

[6] Reshat Kripa, “Ne nuk harrojmë! Krimet e komunizmit dhe Rezoluta e heshtur e Kuvendit”, Shquiptarja.com, 10 mars 2019: https://shqiptarja.com/lajm/ne-nuk-harrojmw-krimet-e-komunizmit-dhe-rezoluta-e-heshtur-e-kuvendit

– Abdullah Prapashtica, “A duhet të hapen dosjet e UDB’ës?!”, Pashtriku, 20. 11. 2009: https://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/nentor09/16-22.09/abdullahprapashtica_te_hapen_dosjet_20.11.09.htm

[7] “Sindikata tërheq vërejtjen për nepotizëm në RTK”, Express, 14.08.2014: https://www.gazetaexpress.com/lajme-sindikata-terheq-verejtjen-per-nepotizem-ne-rtk-36106/

– Edona Hajrullahu, “Nepotizmi duhet të luftohet në të gjitha instancat në UP”, Arbreshi.info, 16 maj 2018: http://www.arbresh.info/arsim/hajrullahu-nepotizmi-duhet-te-luftohet-ne-te-gjitha-instancat-ne-up/

[8] “UDB-ja serbe dhe udbashët shqipfolës kosovar”, https://uniartpro1.webnode.com/products/udb-ja-serbe-dhe-udbashet-shqipfoles-kosovar1/

– Dashamir Aliu, “Histeria e propagandës thashethemnajave-dezinformuse, mashtruese e kamufluese ne trojet etnike shqiptare”, IKVI.at, 9 Qershor, 2018 https://www.ikvi.at/?p=226655

[9] “Kosova pranon 1 mijë teste për koronavirus nga Serbia”, Koha.net, 17 prill 2020, https://www.koha.net/arberi/218034/kosova-pranon-1-mije-teste-per-koronavirus-nga-serbia/

[10] TV-T7 – FRONTAL, 24.04.2020, Shkelzen Gashi – You Tube: https://www.youtube.com/watch?v=GdNMgMkDmQs

[11] #ZonaExpress: “Gjahu në UÇK” (Pjesa e parë): https://www.youtube.com/watch?v=AXfdU7Nf52c

#ZonaExpress: “Gjahu në UÇK” (Pjesa e dytë): https://www.youtube.com/watch?v=vb7zYJGTHWs

[12] Claus Christian Malzahn, “Lauter Gorillas”, (Die liberale Tageszeitung „Koha Ditore“ ist der Hort der Demokratie im Kosovo – und ihr Gegner ist die UÇK.), https://www.spiegel.de/spiegel/print/d-14799638.html

[13] Auron Tare, “Baton Haxhiu dhe plani i tij për të falur krimet serbe”, INA. 28.04.2020: https://ina-online.net/baton-haxhiu-dhe-plani-i-tij-per-te-falur-krimet-serbe/

[14] UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës, (E zbuluan UDB-në! Janë hallakat vetë UDB-ashat në Kosovë. Vetë po tregojën, me stilin alla-shqiptarçe “si krejt Dyjeja” edhe na ishim në UDB, pa fije turpi), https://www.facebook.com/klakosovo/photos/a.249483931881744/259086994254771/?type=1&theater

[15] Faton Abdullahu: “Administrata Trump dhe Grenelli po e mbrojnë Kosovën nga Qeveria Kurti”, Lajmi.net, 08 maj 2020: https://lajmi.net/abdullahu-administrata-trump-dhe-grenelli-po-e-mbrojne-kosoven-nga-qeveria-kurti/

[16] Behgjet Pacolli: Pata frikë nga ndonjë sulm terrorist, për atë aterrova në Tiranë», Kallxo.com, 30.04.2020: https://kallxo.com/lajm/pacolli-pata-frike-nga-ndonje-sulm-terrorist-per-ate-aterrova-ne-tirane/

[17]Radio Evropa e Lirë, 07.05.2029: https://www.evropaelire.org/a/30599334.html

[18]Isa Mustafa, Facebook, 07 maj 2020: https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2891864627546422

[19]“Mustafa mesazhe Borellit dhe Kurtit: Askush s’mund t’i ndryshojë kufijtë nëse s’duam ne, duhet t’i besojmë vetvetes”, “Gazeta Epress”, 07.05.2020: https://www.gazetaexpress.com/mustafa-mesazhe-borellit-dhe-kurtit-askush-smund-ti-ndryshoje-kufijte-nese-sduam-ne-duhet-ti-besojme-vetevetes/

[20] “NEOKOMUNISTIČKA I VELIKOSRPSKA PETA KOLONA U HRVATSKOJ UKLANJA ČLANKE S WIKIPEDIE”, Portal Dnevnih Novosti”, 14.08,2019. https://portal.braniteljski-forum.com/blog/novosti/neokomunisticka-i-velikosrpska-peta-kolona-u-hrvatskoj-uklanja-clanke-s-wikipedie

[21] Berthold Kohler, “Fünfte Kolonne”, Frankfurter Allgemeine Zeitung, 21.03.2014: https://www.faz.net/redaktion/berthold-kohler-11104148.html

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Çka kanë bërë deri sot banorët e Prekazit për atin e tyre, Prekën!?

Pyetje kjo, që mund të shtrohet pa ndrojtje – përgjigjen e së cilës nuk mund ...