RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovës, “prej luftës nuk largohen...” I

RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovës, “prej luftës nuk largohen…” I

Fushata kundër UÇK-së por thellohet edhe më tej, tani kur kemi një Qeveri me krejt pak pjesëtarë të saj e me shumë militantë  politikë, të cilët janë bashkuar si kurrë  më parë.

Të krekosesh se ke krijuar një qeveri pa “terroristë” të UÇK-së dhe të përdorshme për bisedime vetëm me BE-në e Serbinë, duke anashkaluar Amerikën (Fatmire Kollçaku), të kërcënosh me luftë vëllavrasëse, nëse formohet një Qeveri pa Vetëvendosjen, (Agim Bahtiri, Haki Abazi, Boiken Abazi, Hysamednin Ferraj), ta fyesh nënën e tre heronjve të rënë për atdhe, sepse bijtë e saj qeveritarë e paskan shëruar në Tiranë, (për një logjikë të tillë, kjo do  të thotë jashtë vendit)  (Fitore  Pacolli),  të deklarosh hapur dhe pa asnjë argument real se UÇK-ja gjatë dhe pas luftës në Kosovë ka vrarë 1000 civilë serbë,  (Shkëlzen Gashi) dhe të shprehet rezervë se ka gabuar apo nuk ka gabuar këshilltari i kryeministrit, të kërcënosh një deputet se po qe se hyn në Kosovë  pa iu nënshtruar karantinës, do të arrestohen sikur ishte rasti Pacolli, (Xhelal Sveçla) të detyrosh një të ri 26-vjeçar (Agon Musliu) të hedhet nga ndërtesa në shërbim të karantinës, sepse nuk i nënshtrohet ligjit antikushtetues për kufizim të lirisë së lëvizjes, pa shpallje paraprake të gjendjes së jashtëzakonshme, ( Vitia,  Sveçla),   të krekosesh se përditë po ndërron zyrtarë nga ish koalicioni në pushtet dhe po vendos kuadro nga radhët e veta, (Sveçla),  ta shkelësh kushtetutën me kufizim të të drejtave dhe lirive të njeriut, ( Qeveria Kurti) të pretendosh se me çdo kusht do të qëndrosh në pushtet me të drejtën se ke fituar një deputet më shumë në zgjedhje, të iu vësh vija të kuqe për bashkëpunim të gjitha partive shqiptare dhe të bashkëpunosh me të vetmen parti serbe, që e ka instaluar në Kosovë, regjimi i  Beogradit zyrtar,  pastaj të hedhesh në erë duke lavdëruar vetveten, ( Albin Kurti) këto dhe fakte të tjera, tregojnë vetvetiu se kush po na qeveris dhe për çka po na qeveris.

Këto prononcime,  spekulime e veprime  në radhë të parë bëhen për një hakmarrje  të verbër e non sens, duke paragjykuar se të gjitha partitë tjera politike, që përbëjnë 75 për qind të elektoratit në Kosovë, janë të korruptuar dhe kriminelë. Shprehur me gjuhën e avokatit zëdhënës të Vetëvendosjes, Veton Surroi, do të thotë se  tërë  ai elektorat që i voton kriminelët (natyrisht të paragjykuar nga ai)  qenkan njerëz të kriminalizuar.Kjo është jo vetëm skandaloze, barbare, idiotike  por në një masë edhe çmenduri, racizëm i kulluar, që po ndodh për herë të parë në historinë e pas luftës, në shtetin e Kosovës. Si rrjedhim,  të gjithë ata që nuk e kanë votuar, Albin Kurtin e Vetëvendosjen, qenkan njerëz që pajtohen me krimin, apo aminxhinj të kriminelëve. Kurtin e kanë votuar 25% të  atyre që kanë marrë pjesë në votime dhe këta qenkan të vetmit njerëz të pakorruptuar, jo kriminelë dhe të domosdoshëm për ta çliruar Kosovës nga 75 përqindëshi me kriminelë!?.

Përpjekja për ta fundosur UÇK-në, veçmas Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, Kadri Veselin e shumë të tjerë

Njëra prej shkapuritjeve të fundit të demonizuesve  të UÇK-së është edhe shprehja e pafytyrë: “Ku ishit ju komandanta  kur u vra Adem Jashari”. Kjo shprehje cinike,  malicioze, nxjerrë në sipërfaqe urrejtjen për krerët e luftës, në mënyrë për të lënë të nënkuptohet se komandantët kanë ikur dhe e kanë lënë Adem Jasharin,  që i vetëm  të përballet me serbët e Milosheviqit.

Ku qëndron e vërteta?

Vendimin për rezistencë më 5.6 dhe 7 maj e kishte marrë, vetë Komandanti legjendar, Adem Jashari, së bashku me Jasharët. Këtë akt e dëshmojnë të gjallët. Asokohe UÇK-ja kishte disa pika dhe krejt pak luftëtarë. Edhe po të ishin me qindra nuk do të arrinin që me kallashët e çiftet e tyre të depërtonin as edhe 1 kilometër afër Prekazit,  jo më  në lagjen e Jasharëve, edhe pse ka pasur shumë përpjekje të grupeve vullnetare në fshatrat përreth dhe te Shkolla “Azem Galica” e Prekazit të Epërm. Rrethimin e Jasharëve ushtria serbe e kishte bërë sipas doktrinës sulmuese, “asnjë të mos shpëtojë apo të largohet gjallë nga rrethimi”. Realisht pati disa raste të suksesshme të daljes nga rrethi, disa prej tyre edhe  me 10 plagë në trup.   Dihet se çfarë kontingjenti forcash përdori Milosheviqi, prej mitralozëve, tankeve në rrethim nga  të gjitha anët  dhe topave të kalibrit 220 mm.

Është konstatim qëllimkeq  dhe mizor të thuash “ku ishit ju kur luft0i Adem Jashari”. Ky cinizëm nënkupton se atë ditë duhej të ishin të paktën Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku dhe të ishin vrarë që të tre. Po e vërteta është se edhe po të kishin qenë qindra luftëtarë të UÇK-së  gjatë atyre tri ditëve, të gjithë do të ishin likuiduar, ata mund të kishin vrarë ndonjë ushtar serb më shumë,  por me një betejë nuk do ishte dëbuar Serbia nga Kosova. Të gjithë ata që ishin përcaktuar për të luftuar ndodheshin në vendet ku i kishte zënë e “papritura”,  në Prekaz,  e fshatra përreth në fillim marsin e vitit 1998. Por akti heroik i Adem Jasharit dhe i Jasharëve i dha luftës së UÇK-së mobilizimin popullor, me maksimën: “Çka pres unë kur Adem Jashari sakrifikoi veten dhe krejt familjen për Kosovën”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …