Shefqet Dibrani

Shefqet Dibrani: Kryetari i Kosovës, Isa Mustafa 13

Nëse LDK-ja do ta kushtëzojë VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness!

Pse nuk doli e para LDK-ja?

Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme iu prezantua elektoratit me një listë konfuze, e cila paraqiste klientelë mjaftë interesante, e cila është sajuar për dështim. Në anën tjetër një pjesë e elektoratit të LDK-së, iu ka frikësuar afrisë së Vjosa Osmanit me Isa Mustafën, pasi ata janë të njohur si Këshilltarë të Lartë të Presidentit Fatmir Sejdiu, por edhe si komplotist të atij dështimi. Pozita e tyre në Presidencë, ishte bërë pa qenë fare anëtarë dhe në strukturat e LDK-së. Sigurisht ky duhet fatkeq, që atëherë paskan bërë planin për marrjen e “Kalas nga Brenda”?!

Çuditërisht në vend se të trajtohej si komplot kundër LDK-së dhe Kosovës, strukturat “për siguri” që duhet t’i ketë pasur LDK-ja, nuk i vuri përpara përgjegjësisë, as nuk ua ndaloi veprimtarinë në strukturat e LDK-së, por për fatin e keq ndodhi e kundërta, komplotisti Isa Mustafa me metodën e nëntokës, u zgjodh Kryetar i LDK-së, pa qenë kurrë më parë anëtarë i saj.  Edhe Vjosa Osmani, më parë nuk ka qenë strukturë e LDK-së, por e urrejnë, ish shefin e tyre, mikun e tyre, sa ishte President i Republikës së Kosovës, që e paskan këshilluar mirë?!

Komplotin e tillë, vet Sejdiu e kualifikon si veprim pas shpine, po këtu bëhet fjalë për komplotin që iu ka bërë Presidentit të Kosovës, e jo individit, ngjason në luftën për pushtet që kanë zhvilluar gjithmonë dinastitë e hershme dhe karagjorgjeviçet serbë, të cilët me vrasje dhe eliminime janë rrëzuar nga froni.

Në vend se LDK-ja ta merrte seriozisht këtë komplot kundër Presidentit i dal nga radhët e saj, i favorizoi për marshe të reja?! Një parti demokratike që është pjesë e EPP-së, për këto skandale do t’i vente përpara përgjegjësi partiake: Lista do të duhej të fillonte me Presidentin dhe Kryetarin e partisë prof. Fatmir Sejdiu, i cili në mënyrë urgjente është dashur të shkarkohej nga të gjitha strukturat e LDK-së, dhe t’i bëhej me dije se në demokraci secili merr përgjegjësinë e vet për raste të tilla. Po ashtu me dëbim edhe nga radhët e LDK-së është dashur të përjashtohen dhe të ndëshkohen komplotistët Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani. Nuk ndodhi kjo, por ata u shpërblyen me poste të larta udhëheqëse në LDK dhe në qeverisjen e vendit, andaj e kemi gjithë këtë Kaos, në LDK dhe në Kosovë. Në vendet me demokraci të zhvilluar do të niseshin edhe ndjekje penale për sabotazh dhe komplot shtetëror i cili kishte të bënte me autoritetin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Ky komplot kundër Presidentit të Kosovës, në masë të madhe ndikoi edhe reputacionin e vendit tonë në planin ndërkombëtar, por me shpërblimin që iu bë komplotistëve, dëm i madh iu ka bërë LDK-së, e cila edhe sot e kësaj dite po vuan tagrin e komplotistëve Isa Mustafa & Vjosa Osmani. Çuditërisht asnjë masë disiplinore nuk ndodhi, as një ndjekje penale nuk u bë, asnjë investigim gazetaresk nuk pat interesim, asgjë për besë, por shihet se dy Këshilltarët e Lartë të Presidentit, u bënë bashkë për t’ia marrë edhe LDK-në Fatmir Sejdiut, që i bie për ta pushtuar, “Kalanë nga brenda”, të cilën nuk arritën ta bëjnë dikur të burgosurit politik që ishin kategorizuar si marksist – leninist, ndërsa ky projekt u realizua falë nomenklaturës titiste në Kosovë. Ky paradoks është tepër i veçantë dhe mbase unikat, pasi nuk ka ndodhur askund në vendet e ish Kampit Socialist, që dolën nga diktatura komuniste, të vjen në krye të një Partie Demokratike, një komunist, madje pa qenë as anëtarë i asaj partie, siç ka ndodhur rasti në Kosovë me LDK-në.

Isa Mustafa, nga Instituti RIINVEST ka sjellë në struktura udhëheqëse të LDK-së një klientelë të dëgjueshme dhe të trajnuar për veprime të nëntokës, disa prej të cilëve ishin në Listën Zgjedhore që i printe Vjosa Osmani, bile të sistemuar në njëzetëshin e parë siç janë: Avdullah Hoti; Lumir Abdixhiku; Hykmete Bajrami; Arban Abrashi; Arben Gashi; Vlora Dumoshi, e ndonjë që nuk e njoh, ndërsa nga Shoqëria Civile ka ardhur, Driton Selmanaj, edhe ky pa qenë anëtarë dhe strukturë e LDK-së; i ngjashëm është edhe rasti i Valon Murtezajt, i cili duhet të na tregojë në Francë a lejohet një Valon Francez, pa qenë anëtarë të futet në listat zgjedhore; ndërsa Anton Quni; përveç FARK-ut, bile atë pjesën e Bujar Bukoshit, kanë mjaftuar thashethemet për ryshfet e fajde, dhe për gjëra të tjera, siç janë rasti i vrasjeve në luftë. Se ka diçka që e gërryen ndërgjegjen e tij, e ka shfaq vet ai publikisht në Parlamentin e Kosovës. Por Anton Quni, do të mbahet mend për shkatërrimin e Degëve të LDK-së në Zvicër dhe Gjermani, ku ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar. Përveç Zvicrës, kujtoni mashtrimin dhe tradhtinë që Antoni ia ka bërë bijës së Heroit të Kosovës, Donikë Jusuf Gërvalla.

Titizmi ka vrarë natën dhe ka vajtuar ditën, ka vrarë tinëzisht burra e atdhetar të shquar, qoftë në prita ose vrasje të porositura, ndërsa familjaret e tyre i ka trajtuar me pensione, madje duke i ngritur dhe avancuar në sektorin e Sigurimit Shtetëror – UDB-e?! Kjo metodologji e cila nuk justifikohet, është vërejtur në Listën e Zgjedhjeve të 06 tetorit 2019, ku janë përfshirë familjarët e figurave të vrara politike nga radhët e LDK-së, vrasje këto që janë kategorizuar si vrasje me motive politike[1]: Armend Zemaj; Doruntine Maloku; Besian Mustafa dhe Shkëmb Manaj, janë vetëm disa. Këtu mund të kategorizohen, por në një format tjetër edhe Fetah Rudi dhe Ilir Fadil Ferati. Të paktën për z. Rudi, LDK-ja është dashur për t’ ia siguruar një pension të dinjitetshëm, duket se Isa Mustafa, më kollaj e ka keqpërdorur fatkeqësinë e tij.

Ne e dimë se politika e mirë nuk zhvillohet kështu, nuk keqpërdoret gjaku familjar, mjaftë bënë “Komandantët”  me gjakun e luftëtarëve, pse edhe LDK-ja kopjoi këtë ves të shëmtuar, mund ta thonë strukturat e partisë, por dihet se askund nuk keqpërdoren (kaq shumë), atentatet politike, se askund në Evropën Lindore, në ato shtete që kanë dal nga komunizmi nuk është manipuluar kaq shumë, kaq keq as me luftën dhe as me gjakun e familjarëve.

Në anën tjetër edhe autoriteti i tyre publik është tejet diskutabil, sepse kështu si është vepruar, i bien se kanë shkelur Kushtetutën e Partisë (statutin dhe rregulloren për zgjedhje), duke i marrë nga arat dhe livadhet për t’i futur në Listën Zgjedhore?! E, kjo i bie për këta “Doktorant”, nëpër Universitete të Amerikës dhe Evropës, sikur edhe ata të kishin doktoruar, pa e kryer shkollën fillore, shkollën e mesme, fakultetin, duke u futur drejtpërdrejt në studime në nivelin Master dhe Doktoratë?!

Pas këtij veprimi, më lejohet edhe mua t’ua shtrojë një pyetje publike se cili është morali i tyre politik? Sidomos kur i drejtohen elektoratit, pa qenë anëtarë të LDK-së, pa e poseduar Librezën e LDK-së dhe pa e paguar as anëtarësinë, mësa shefi i tyre Isa Mustafa, i cili është zgjedhur kryetar i LDK-së pa qenë anëtarë i kësaj partie. Por nuk e kemi krejtësisht të qartë nëse edhe Vjosa Osmani, ka pasur këso privilegje në kapërcimin e hallkave të brendshme për avancim.  Ndërsa takimet e saj, qofshin zyrtare apo private me personalitetet nga Stejtdepartamentit Amerikan i Shtetit, e deri te takimet e saj me zyrtarët e CDU dhe ata në Bundes Tagun Gjerman, duke mos i përjashtuar as takimet e saj  me zyrtarët e lartë të EPP-së. Cili ishte qëndrimi i saj për Isa Mustafën dhe çfarë ka mundur me folur për personalitetin e tij.

Sipas kësaj shihet qartë se Isa Mustafa, është në mision për ta shkatërruar filozofinë politike të LDK-së, qoftë përmes eliminimit klasik të Familjes Rugova, për t’i dhënë imazh të keq LDK-së, ose përmes psikologjisë së KOMANDANTËVE të Luftës që futën në lojë gjakun e luftëtarëve, Isa Mustafa i shantazhoi edhe familjarët e viktimave, që duhet të gjykohet si mëkat, se as Zoti nuk e thotë që ta zëvendësojë logon e LDK-së me logon “LIDHJA”, e duke ia shtuar edhe “pikën”, madje duke e vendosur portretin e vet, (aty ku iu ka dhënë rasti), për të dëshmuar vazhdimësinë e LKJ-së.

Kështu si ishte, lista edhe përbrenda sojit, ishte heterogjene, një mozaik i ndërtuar me qëllimin e zi për të krijuar divergjenca ideologjike e konceptuale, mbi të cilat mjeshtërisht duhej të notonte Isa Mustafa. Natyrisht këto grupe kanë qasje dhe koncepte kundërthënëse, por sipas njohësve, lista kështu si ka qenë ka pasqyruar më së miri mozaikun e klientelës së fragmentarizuar, e kjo bëhej vetëm për nevoja strategjike, si luftë e bërrylave dhe intrigave të caktuar. D.m.th. edhe kësaj radhe LDK-ja nuk dashi me i fituar zgjedhjet sepse me pak ndryshime dhe me një strategji tjetër, kollaj do të dilte partia e parë, e nuk do të duhej të flisnim për pozitën e Presidentit.

Këto krahasime, nuk janë aspak shpifje, por vet Vjosa Osmani, ka deklaruar në TV Dukagjini, se  i ka pasur duart e lira dhe askush nuk iu ka përzier në përpilimin e kësaj liste, nga e cila siç ka thënë ajo, qeverinë do ta përbëjnë emrat e përfshirë brenda njëzetëshit të parë. Kjo na shtyn me besuar për një Zonjë me mjeshtri kalkulimi, duke manipuluar me emrat, sidomos me ata që janë themeluesit ose që kanë bartur përgjegjësi historike gjatë viteve të nëntëdhjeta siç është rasti i prof. dr. Rexhep Gjergjit, i pozicionuar në Nr. 80. Pastaj po në atë emision ajo ka deklaruar se raportet e saj me Isa Mustafën, nuk kishin qenë kurrë të këqija, që mund të përkthehet se të gjitha konfliktet e saj me Isa Mustafën, paskan qenë farsë, paskan qenë skenar të planifikuar, sa për të mashtruar opinionin dhe për t’i penguar të gjitha iniciativat e mundshme për reforma të brendshme, të cilat kanë mundur t’ia rrezikojnë pozitën Isa Mustafës. Mbase komplotizëm shqetësues por i mundshëm?!

Nëse i shikojmë kandidatët në listën zgjedhore, deri në numrin 20, zgjedhjet nuk fitohen pa kriter profesional, pa përfshirje adekuate regjionale, pa kriter gjinor, (brenda çdo dhjetëshi, proporcionalisht), dhe aspektet konfensionale etj. Një luftë e tillë kundër gjeneratës së vjetër është e pafalshme. Dr. Rexhep Gjergji, është dashur të përfshihet brenda dhjetëshit të parë, ndërsa Salih Cacaj, të paktën brenda njëzetëshit të parë. Po ashtu dy kandidatët e PSHDK-së, dr. Ukë Berisha dhe Zef Morina, është dashur të pozicionohen njëri brenda dhjetëshit të parë e tjetra brenda njëzetëshit, nëse ka pasur sinqeritet dhe duam për të treguar mentalitet Evropian, edhe ish Ministri i Mbrojtjes, Haki Demolli dhe akad. Frashër Demaj, është dashur të sistemoheshin brenda njëzetëshit për të krijuar një mozaik më të butë, sepse frika nga RINVESTI dhe Parashutistët nga FARK e nga Shoqëria Civile, si dorë e zgjatur e Isa Mustafës, është evidente, e frikshme dhe shqetësuese.

Në këtë listë është dashur pa tjetër të futet Hafiz Gagica dhe Donika Gërvalla, si përfaqësuesit më tipik të diasporës dhe patjetër është dashur të futet në listë edhe deputetja e legjislacionit të kaluar e bija e dr. Ibrahim Rugovës, për të dëshmuar Vjosa Osmani dhe klika e Isa Mustafës, se nuk ka tendencë për ta shfarosur emrin dhe filozofinë e LDK-së dhe atë të dr. Ibrahim Rugovës.

Vetëm me Institutin RIINVEST dhe “Brezin e Republikës” nuk fitohen zgjedhjet?!

 

Zgjedhjet nuk fitohen me rrena e dallavere, aq më pak me Institutin RIINVEST dhe “Brezin e Republikës”, por do të duhej me një ekip profesional shumë më të përgatitur, më profesional, më gjithëpërfshirës, më të kompletuar. Në asnjë rast nuk është dashur për ta mbuluar Logon, përkatësisht Siglën e LDK-së me LIDHJA as me sloganin e kopjuar nga PDK-ja “BESO”, pastaj askund asnjëherë nuk është dashur të mbulohet portreti i Presidentit Historik dhe kryetarit më karizmatik që pat LDK-ja, me njëfarë portret-kufomë të një teknokrati komunist. Nuk është dashur, përveç në Gjilan, të paraqitet askund Lutfi Haziri, ndërsa Vjosa nuk është dashur të flas pa koncept, se dëshmoi është tepër e papërgatitur dhe të mos çaraveshej aq e ekzaltuar, se veç fushatë ishte, pa pasur në dorë një koncept të shkruar se çfarë do të duhej me fol, premtuar dhe garantuar.

Përgjegjësia Nr.1, për humbjen e zgjedhjeve bie mbi bartësen e Listës Zgjedhore, dr. Vjosa Osmani, e cila vetë është deklaruar se askush nuk iu ka përzier në përzgjedhje, dhe se i ka pasur duart e lira me vepruar, andaj në fushatë zgjedhore është dashur (të paktën në Prishtinës dhe Podujevës), të shihej edhe ish kryetari dhe Presidenti që e kanë tradhtuar Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa, prof. dr. Fatmir Sejdiu, i cili me siguri LDK-së do t’i kishte sjell më shumë vota se kushdo tjetër. Pastaj në tubimet në Prishtinë dhe atë në Nëndegën e LDK-së në VELANI, (Nëndega e Presidentit Rugova), është dashur të ftohej edhe Familja e Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova. Pastaj, pastaj nëpër tribuna të nivelit lokal, po sidomos në debate televizive, aty ku bëhej fjalë për diasporën, është dashur të ftohen, veprimtar, intelektual dhe analist nga diaspora, (qoftë edhe autori i këtyre rreshtave), por në asnjë mënyrë ata që nuk kishin njohuri minimale.

Vota nuk fitohet vetëm nga Instituti RIINVEST dhe kleintela e ashtuquajtur “Brezi i Republikës”, as nga parashutistët që kanë ardhur nga Shoqëria Civile, se Kosova ka nevojë për kuadro të afta s’ka dyshim, por jo aso kuadro që të vetmen mbulesë kanë adutin e tragjikes familjare apo të diplomës që e kanë siguruar atje ku jeton elektorati i LDK-së në Diasporë, të cilën LDK-ja e urren shumë, kurse me diplomat e marra në Evropë dhe Amerikë, mburren duke i përdorur si karrem për të mashtruar e manipuluar elektoratin.

A është Vjosa Osmani, Angela Merkel?[2]

 

Dr. Vjosa Osmani, nuk është Angelika Merkel, sepse edhe nëse llogaritim në proporcionin 1:1, ka rrezik se Vjosa Osmani, në llogaritë bankare të ketë trefish ma shumë kursime se sa Angela Merkel, se sa i përket hapësirës së banimit[3], tashmë dihet pasi Vjosa Osmani ka trefish hapësirë[4] më shumë se sa Kancelarja gjermane Angelika Merkel, për të cilën është thënë se ka hapësirën e banimit më pak se 80 metra katror[5]. E, Angelika Merkel është Kancelare e shtetit më të fuqishëm në Glob[6], ndërsa Vjosa është e shtetit më të varfër në Evropë[7]. Pastaj Merkel, karrierën politike e ka mjaftë të rregullt, nuk e besoj se ajo ka dal nga kabineti i ndonjë Kancelari Gjerman, të cilin e ka shantazhuar për tu faktorizuar vet, ashtu siç ka vepruar Vjosa Osmanin, kundrejt Presidentit të Kosovës. Ajo karriera e saj nis nga një përkthyese në organizata të huaja[8], si këshilltare për çështje Juridike në Kabinetin e Presidentit[9], madje pa qenë strukturë e LDK-së. Pastaj nga aty në majat e LDK-së. Andaj duke qenë juriste paradoksi duket më tragjik, më komik dhe aspak demokratik!

Në vitin 2015-2016, Vjosa Osmani, ka pasur një rol për ta frenuar nismën për reforma, të cilën e ka kaluar duke zvarritur, duke kërkuar momentin, por duke u shprehur se ajo po futet me vazhduar përpjekjen nga brenda. Koha e vërtetoi dhe vet ka thënë se s’ka pasur kurrë konflikte me Isa Mustafën[10].

Dihet se Armend Zemaj, Anton Quni dhe Doruntinë Maloku, kanë qenë drejtpërdrejt në shkatërrimin e Degës së LDK-së në Zvicër[11]. Natyrisht, përmes mercenarëve që i ka shpërblyer vet Anton Quni me certifikata veteranësh, dhe duke bërë skenar ish-polic të cilët sipas gjasave janë dëshmitar të mbrojtur, për të mos thënë spiun, e arritën qëllimit. Por Vjosa Osmani nuk ka reaguar madje as në rrugë private, duke iu shmangur edhe takimeve të rastësishme në Prishtinë. Vjosa ka qenë e informuar se si deputeti Armend Zemaj e ka kërcënuar dhe fyer Kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicër[12], por as në atë rast nuk ka reaguar, kurse tani për djalin e Isa Mustafës, ishte një nga të parat[13]. Vjosa nuk ka reaguar as kur babi i këtij djalit të kërcënuar, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës dhe Kryetarit të LDK-së, bënë kualifikime që po të kishim shtet juridik, do të duhej të ndiqej penalisht.[14] Po ashtu nuk ka reaguar as kur huliganët e Isa Mustafës, sulmuan fizikisht njërin nga themeluesit dhe veprimtarin shumëvjeçar të Degës së LDK-së në Zvicër[15]. Heshtja e saj nuk besoj se ka qenë rastësi, ndërsa kulmi i kësaj heshtje do të jetë tërheqja e Donikë Gërvallës nga posti i kryetares së LDK-së në Gjermani[16], për tua krijuar mundësinë halabakëve për tu tallur me LDK-në, ndërsa në Zgjedhjet e 06 tetorit 2019, edhe pse u përfole emri i Donikë Gërvallës[17], edhe pse vet Vjosa u deklarua se ajo paska insistuar të mos jetë përfaqësuese e Degës së LDK-së në Deçan, por të futet nga Qendra në Prishtinë edhe për shkak të kuotës[18].

Gjatë fushatës, Donikë Gërvalla nuk u pa gjëkundi, sikurse edhe heshtja e Vjosa Osmanit kundrejt saj u bë plojë. Por vizita e saj në CDU dhe Bundes Tagun Gjerman, kohë më parë sikur ia hoqi velën tërë kësaj intrige[19]. Donikë Gërvalla u detyrua të hesht sikurse edhe për Familjen Rugova, përkatësisht për Teutë Rugovën, më datën 7 shtator 2019, Vjosa Osmani para kamerave është deklaruar se ka qenë “vendim i përbashkët” me  Familjen Rugova[20]. Ekzaltimi i saj pas LIDHJES dhe sloganit “Beso.”, e komplikon edhe më tepër çështjen, pasi Familja Rugova gjatë tërë fushatës nuk mori pjesë duke mbajtur heshtje absolute.

Prandaj do të ishte me interes nacional, për të gjithë ata që mendojnë t’i analizojnë zhvillimet politike në LDK, t’i shohin më saktë faktet, dhe të mos nxitojnë për aludime e propozime në dëme të Kosovës, pasi nuk na duhet për “ta heqim bakallin për ta vendosur bardakun”, ka pas thënë që moti diktatori i Shqipërisë Socialiste, Enver Hoxha!

Kriminaliteti ekonomik

 

Për kriminalitetin ekonomik dhe shtimin e pasurisë të Isa Mustafës, është folur mjaftë, qoftë për Fondin 3%, “Huan Popullore”, falimentimi i “Dardania Bankës”, keqpërdorimi i rreth 60 milion markave në Fondin UFORK. Madje kemi emisione të gazetarëve hulumtues si “Vjedhje në kohë lufte”[21], “Lidhja e terminaleve”[22], e shumë të tjera, por unë këtyre aferave po ua shtojë edhe disa të tjera më pak ose fare të përfolura për të cilat kam dëgjuar të cilat për Prokurorin e Shtetit, ose të Prokurorive të Krimeve të rënda është punë e thjesht për tu vërtetuar duke shikuar lëvizjen e pronarëve të tokave për të cilat flitet se:

  1. Rruga “B” në Prishtinë

Para dy-tre vjetësh duke kaluar përgjatë asaj rruge një mik më pyeti nëse e mbaj mend përroin që ka qenë para se ajo pjesë e qytetit të bartej në atë pjesë. Po i thash! Ndërsa miku vazhdoi: Në atë kohë Isa Mustafa, ka dërguar klientelen e vet, nëse jo të bijtë dhe kanë blerë këtë tokë përgjatë lumit, pastaj e kanë dhënë me koncesion këtyre investitorëve. Në çdo hyrje sigurisht janë dy-tre banesa në emrin e tij ose të klientelës. Asnjëherë nuk më ka interesuar të merrem me këtë investigim gazetaresk, por për prokurorinë është çështje e thjesht për të shkuar se si janë ndërruar pronarët mbi ato parcela dhe nëse ka diç të saktë pse të mos hetohet!

  1. Rruga Shkabaj – Bërnicë[23]

Rrugës për në Mitrovicë, në fshatin Shkabaj (ish Orlloviqi), dukej një rrugë që do të lidhë një Unazë përreth Prishtinës që atë zonë me Bernicën. Miku i më tha se rruga kalon kah trojet (parcelat), e Isa Mustafës, qofshin në emër të tij, të bijve a ndonjë klienteliste që ai e kontrollon, s’ka rëndësi por Stadiumi i Ri i Prishtinës është thënë se po ndërtohet në Drenicë. Përveç se ai lokacion është shumë ma mirë, më afër Prishtinës, duhet të ndërtohet aty sepse janë trojet-parcelat e Isa Mustafës, dhe vlera e investimit duhet t’i shumëfishohet. Edhe kjo gjë për hetuesinë nuk është e kushtueshme të dihet prej se kurë datojnë ato parcela toke në emër të Isa Mustafës, pasi me tokat shtetërore përreth Prishtinës është folur shumë dhe për keqpërdorime (pasi mund të jetë mashtrim kundrejt pronarëve real), pse të mos verifikohet?!

  1. Malet mbi Rimanisht[24]

Aty ku përfundon Autostrada në fshatin Trudë, nisen vargmalet e Fshatit Rimanisht të cilat shtrihen në horizontin ku është paraparë devijimi i autostradës nga drejtimi Merdare për në kufirin në Fshatin Mutivodë[25], aty diku afër ku Isa Mustafa e ka shtëpinë në fshatin e tij të lindjes. Shoqëruesi im duke shtrirë dorën në drejtim kah duhet të gjarpëron ajo Autostradë, tutje janë mbi 200 hektarë mal që i paska blerë Isa Mustafa, në mënyrë që kur të shpronësohet me iu rrit disa herë vlera investimeve të tij, por përsëri duket si me hile, pasi ky zyrtar i ka në posedim vite më herët projektet dhe nëse ka diçka në këtë plan, ne nuk mund të themi asgjë më shumë vetëm se komunisti mbetët komunist edhe sikur ta shpërngulim për në planetin e hënës. Edhe këtu nuk do të jetë ndonjë vështirësi për tu ditur nëse ato male, në këto vitet e fundit kanë ndërruar pronarin e vet?


Modeli kroat për Kosovën
![26]

 

Modeli kroat, për ish kryeministrin e tyre është domosdoshmëri për Kosovën. Për ish kryeministrat dhe ministrat si dhe zyrtarët e lartë të cilët janë shkaktarët e gjithë kësaj gjendje. Nëse ky model do të ishte mirë, të nisej me Isa Mustafën, për t’i zbardhur të gjitha veprimet e tij politike dhe ekonomike, për tua zbardhur prejardhjen gjithë atij kapitali të grumbulluar, pastaj jo vetëm familjarëve por edhe klientelës së tij, këshilltar e mbrojtës për të cilët mediat shkruajnë se janë multimilioner, pasur kjo e shtuar vetëm nga përfundimi i luftës e këtej!

Reforma dhe Vetting në LDK

 

Se LDK-ja ka nevojë për reforma s’ka dyshim. Për domosdoshmërinë e reformave në LDK, kam shkruar qysh e kam kërkuar qysh në vitin 2000. Kjo temë gjatë këtyre viteve, vazhdimisht ka qenë obsesive, prandaj nuk kam prajtur së shkruari, analizuari dhe kërkuari për reforma rrënjësore dhe ngritje e institucionit të përgjegjësisë politike për humbjet dhe dështimet. Prandaj do të ishte mirë të niste ndonjë iniciativë nëpër nëndegë për tu shtrirë kudo deri në majat e piramidës. Por reforma serioze nuk mund të bëhen pa iu nënshtruar një Vetting-Verifikimi, të gjitha strukturat për të parë se si janë ngjitur ne maja të piramidës, në mënyrë antistatutare e jashtë çdo normë demokratike të gjithë studentë shembullor me grada doktorë shkencave, të mbrojtura po ashtu me sukses dhe nota të larta nëpër Universitetet Prestigjioze në Amerikë dhe kudo në Evropë. Këto hulumtime duhet t’i udhëheqin ekspertet e sociologjisë dhe të psikologjisë për të arritur me kap defektin e ADN-së së tyre, dhe për t’i lexuar karakteret sipas teorisë së Psike-Analistit Jug![27]

A meriton Isa Mustafa të zgjidhet President i Kosovës?

Jo në asnjë mënyrë! Sepse janë të mjaftueshme 40 vjetët e tij aktive në kriminalitetin e shëmtuar politik, organizativ dhe ekonomik mbi Kosovën. Ky njeri qëndroi gjithmonë në anën e errët të hënës, në të gjitha  proceset nëpër të cilat kaloi Kosova. Isa Mustafa nuk e meriton të zgjidhet President i Kosovës, bile ai duhet të përjashtohet edhe nga LDK-ja e bashkë me të, edhe të gjitha strukturat e kapërthura në mënyrë antistatutare dhe në kundërshtim me rregulloret për zgjedhje të brendshme. Shkelja e statutit dhe të rregulloreve partiake është njësojë si shkelja mbi Kushtetutën e Republikës. Po ashtu dihet se mbi Isa Mustafën rëndojnë shumë akuza, prandaj me “Ngërç Politik”, të bësh përpjekje për tu bërë edhe president, i tejkalon të gjitha normat, morale, psikike e psikologjike të individit. Isa Mustafa, dhe të gjithë vartësit e tij të cilët kanë krijuar pasuri në mënyrë jo të ligjshme, duhet të ndëshkohen dhe pasuria e tyre të konfiskohet, e jo pas humbjeve të 06 tetorit 2019, të mundohen me bllokada e marifete të tilla ta mbulojnë dështimin.

Me një fjalë, dikush duhet ta bind Isa Mustafën, se Kosova nuk duhet të trajtohet si klinikë për t’ia shëruar komplekset atij për tu bërë edhe President i Kosovës. Pra, Ai nuk duhet në asnjë mënyrë të zgjidhet President i Kosovës, por karriera e tij duhet të përfundojë ashtu siç kanë përfunduar të gjithë diktatoret që janë përballur me drejtësinë. Kosova meriton trajtim serioz, asaj i duhet një President më konsensual, më i pranueshëm dhe më unifikues për spektrin e përçarë politik!

Koalicionin e ardhshëm qeverisës “LVV & LDK”, duhet ta bëjnë këto dy subjekte politike, në të kundërtën përgjegjësia bie mbi Isa Mustafën dhe klientelën e tij!

St. Gallen, 03.01.2020

FUND

 

[1] “Armend Zemaj, përfitoj apo jo nga emri i Tahir Zemajt?”, Botapress.info, 26.06.2016

http://botapress.info/armend-zemaj-perfitoj-apo-jo-nga-emri-i-tahir-zemajt-foto/

[2] WIKIPEDIA.DEAngela Dorothea Merkel; https://de.wikipedia.org/wiki/Angela_Merkel

[3] “Shikoni në çfarë banese jeton Angela Merkel”, Veriu.info, 19/05/2018; http://www.veriu.info/shikoni-ne-cfare-banese-jeton-angela-merkel-e-ne-cfare-ville-hashim-thaci-foto/

[4] Pasuria e Vjosa Osmanit, e deklaruar në AKK, Telegrafi.com; 06.06.2019 • 19:10; https://telegrafi.com/pasuria-e-vjosa-osmanit-e-deklaruar-ne-akk/

[5] Po aty; “Shikoni në çfarë banese jeton Angela Merkel”, Veriu.info, 19/05/2018; http://www.veriu.info/shikoni-ne-cfare-banese-jeton-angela-merkel-e-ne-cfare-ville-hashim-thaci-foto/

[6] ‘Time’ shpall Angela Merkel “Njeriun e vitit”, pas saj themeluesi i ISIS dhe Donald Trump”, Ballkan Web; 09 Dhjetor, 2015 14:12; https://balkanweb.com/time-shpall-angela-merkel-njeriun-e-vitit-pas-saj-themeluesi-i-isis-dhe-donald-trump/

[7] “Kosova vendi më i varfër në Evropë”, Kosovapress, 9.05.2016, https://www.youtube.com/watch?v=JKgab9YyEIc

[8] Wikipedia: Vjosa Osmani-Sadriu; https://sq.wikipedia.org/wiki/Vjosa_Osmani

[9] Po aty; Wikipedia: Vjosa Osmani-Sadriu; https://sq.wikipedia.org/wiki/Vjosa_Osmani

[10] “Debat Plus me Ermal Pandurin“, RTV Dukagjini, 11.09.2019; https://www.bing.com/videos/search?q=vjosa+osmani+debat+tv+dukagjini&view=detail&mid=878A26451B8E36DB7123878A26451B8E36DB7123&FORM=VIRE

[11] “FUSHATË E KOORDINUAR KUNDËR DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR”, Fjala.info, 06.02.2016; https://fjala.info/fushate-e-koordinuar-kunder-deges-se-ldk-se-ne-zvicer/

[12] Shih Librin:

[13] “Reagon Vjosa Osmani pas kërcënimit që iu bë djalit të Isa Mustafës», Klan Kosova TV; 29 dhjetor 2019; https://klankosova.tv/reagon-vjosa-osmani-pas-kercenimit-qe-iu-be-djalit-te-isa-mustafes/

[14] Libri

[15] “PËRLESHJE FIZIKE NË MBLEDHJEN E LDK-SË NË ZVICËR”, Fakti Ditor, 11 shtator 2016; http://www.faktiditor.ch/perleshje-fizike-ne-mbledhjen-e-ldk-se-ne-zvicer/

[16] “Donika Gërvalla tregon arsyet e largimit nga LDK-ja”, Indeks Online, 11 shkurt 2018; https://indeksonline.net/donika-gervalla-tregon-arsyet-e-largimit-nga-ldk-ja/

[17] “Donika Gërvalla pjesë e listës për deputete, ja pozita e lartë që e pret nëse LDK fiton zgjedhjet”, Kosova sot, 03.09.2019; https://www.kosova-sot.info/lajme/406903/donika-gervalla-pjese-e-listes-per-deputete-ja-pozita-e-larte-qe-e-pret-nese-ldk-fiton-zgjedhjet/

[18] LDK BOS, 5 shtator 2019, “Donika Gërvalla në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK së?”, https://www.facebook.com/ldkbos/photos/a.661121630594286/2603541026352327/?type=3

– “Donika Gërvalla në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK, mësohet se me kërkesë të kujt u kandidua”, Mekuli Press, 4 shtator 2019; https://www.mekulipress.com/donika-gervalla-ne-listen-e-kandidateve-per-deputete-nga-ldk-mesohet-se-me-kerkese-te-kujt-u-kandidua/

[19] “Vjosa Osmani tri ditë në Gjermani, takime edhe në Bundestag», Telegrafi.com, 09.12.2019; https://telegrafi.com/vjosa-osmani-tri-dite-ne-gjermani-takime-edhe-ne-bundestag/

[20] “Vjosa Osmani ka vizituar Shtëpinë e Pavarësisë të Ibrahim Rugovës», RTK, 07.09.2019; https://www.youtube.com/watch?v=vD6Xai_J7k0

[21] Zona Express, “Vjedhje në kohë lufte” (Pjesa I); 05 qershor 2016, https://www.youtube.com/watch?v=mRBJ2OM1teE

[22] “Lidhja e terminaleve” (Zona Express); Gazeta Express, 25 dhjetor 2016; https://www.youtube.com/watch?v=8SL-wLMpdDw

[23] “Kështu mund të duket stadiumi nacional i Kosovës (FOTO)”, Zëri.info; 17 mars 2017; https://zeri.info/sport/135125/keshtu-mund-te-duket-stadiumi-nacional-i-kosoves-foto/

[24] “Nis segmenti i fundit i “Rrugës së kombit”, por nuk dihet pika përfundimtare”: Qeveria ende nuk është përcaktuar nëse do të kryejë financimin e “Rrugës së Kombit” deri në Merdar, pika kufitare me Serbinë, apo do ta drejtojë atë drejt pikës së sugjeruar nga Qeveria serbe, në Mutivodë afër Prapashticës. Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës nuk kanë dhënë shpjegime mbi vendimin e mundshëm të Qeverisë, porse kanë njoftuar se pika lidhëse e autostradës “Ibrahim Rugova” me pjesën e rrugës drejt Serbisë pritet të përcaktohet në muajt e parë të këtij viti, transmeton Koha.net. Kompania ndërtuese e autostradës “Ibrahim Rugova”, “Bechtel-Enka”, ka nisur punimet në segmentin e fundit të këtij projekti të përcaktuar me kontratë, në fshatin Trudë, në afërsi të Besisë. /Telegrafi/ http://www.telegrafi.com/ekonomi/nis…-46-13531.html (ky shënim nuk është aktiv).

[25] “Autostrada në Kosovë – Autobahnen im Kosovo”, 08.03.2013,  http://www.balkanforum.info/f58/autostrada-ne-kosove-autobahnen-kosovo-224545/

[26] “Kroatiens Ex-Premier Sanader wegen Geldannahme zu sechs Jahren Haft verurteilt”, Der Standard, 30.12.2019; https://www.derstandard.de/story/2000112780789/kroatiens-ex-premier-sanader-wegen-geldannahme-zu-sechs-jahren-haft

[27] Wikipedia; “Teoritë e personalitetit” dhe “Psikologjia analitike e Jung”; https://sq.wikipedia.org/wiki/Teorit%C3%AB_e_personalitetit

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Fshatrat rreth Kozmaqit po digjen flakë. Nuk dihet për fatin e popullatës. Po zgjerohet fronti i UÇK-së, në Koshare ( E martë 13 prill, 1999)

Burimet e ndryshme të lajmeve nga Drenica Qendrore bëjnë të ditur se atje ka ndodhur …