Shemsi Syla: Sot, na paska lënë edhe një nënë dëshmori – Shehide Osmani nga Gadishi

Sot, na paska lënë edhe një nënë dëshmori – Shehide Osmani nga Gadishi. Ajo ishte nëna e dëshmorit Nijazi Osmani, i cili ra në Betejën e Zhegofcit më 15 Prill 1999. Nëna Shehide, si shumë nëna të tjera të dëshmorëve, shquhej për urtësinë, dashurinë, bujarinë dhe krenarinë e saj.

Jetës së saj nuk i munguan sfidat dhe vështirësitë, të cilat e munduan por kurrë nuk arritën ta thyenin apo ta përulnin. Ajo jetoi në një familje të madhe, me oda burrash ku sofra e pasur dhe vatra e ngrohtë ishin qendra e kuvendeve dhe veprimtarive. Gjithmonë me duart e saj të arta, ajo përgatiti dhe shtroi bukën për ata që luftuan për liri.

Përveç punës dhe angazhimeve të shumta, ajo lindi, rriti dhe edukoi shtatë fëmijë – pesë djem dhe dy vajza. Ata u rritën si mbështetës të lirisë, dhe njëri prej tyre, Nijaziu, u sakrifikua për atdhenë. Ajo dha shumë për tokën që tani e pret në prehje të përjetshme.

Le të jetojë përherë në kujtimet tona nëna Shehide, një grua e jashtëzakonshme që la pas një trashëgimi frymëzuese të forcës dhe guximit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Sead Veseli, ushtari më i mirë 2024

Pas sfidave disa ditore përfundoi gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” ku morën pjesë …