Shënohet Dita e SHFMU “Rilindja” në Çifllak dhe SHFMU “Skender Kastrati” në Malësi të Vogël

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në mesin e mësimdhënësve, të prindërve dhe të nxënësve, i shoqëruar nga drejtori i DKA-së, Avni Morina, mori pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës së ShFMU “Rilindja” në Çifllak dhe ShFMU “Skender Kastrati” në Malësi të Vogël, të cilët kishin përgatitur një program të pasur kulturor e artistik, të shoqëruar me poezi, këngë e valle. Kryetari Latifi, Mësimdhënësit dhe nxënësit e këtyre shkollave i përgëzoi dhe i vlerësoi për të arriturat, duke i inkurajuar që të vazhdojnë edhe më tutje me suksese në procesin edukativo-arsimor. Urime për të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit, Dita e Shkollës!

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 11 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti reagon ashpër ndaj ndaljeve të shpeshta të energjisë elektrike dhe furnizimit jo stabil

Pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji …