Brickos

Shërbimi Emergjent Primar në Ferizaj ofron shërbime mjekësore 24 orë me nga dy ekipe me dy autoambulanca

Meqenëse gjendemi në sezon të verës, në QKMF në Ferizaj ka filluar të rritet fluksi i pacientëve me sëmundje kronike e sëmundjeve tjera sezonale për shkak temperaturave të larta që po mbretëron këtyre ditëve në vend, pastaj fillimi i ardhjes së bashkatdhetarëve tanë nga diaspora dhe lajmërimi i disa rasteve me covid. Me qëllim të ofrimit të kujdesit shëndetësor sa më të mirë për qytetarët edhe përkundër vështirësive që po ballafaqohet KPSH me numër të pamjaftueshëm të stafit, menaxhmenti i QKMF-së dhe ai i DSHMS-së kanë bërë një riorganizim të punës dhe sistemim të stafit, konkretisht në Shërbimin Emergjent Primar në ofrimin e shërbime mjekësore 24 orë me nga dy ekipe me dy autoambulanca dhe ekipet e kujdestarisë së natës me nga tre mjekë e staf tjetër të nevojshëm. Me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit me covid-19 dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve e të punëtorëve shëndetësor dhe lehtësimin e punëve të tyre, luten qytetarët për tu vaksinuar, respektuar masat mbrojtëse personale dhe shmangies së tubimeve të mbyllura!

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …