Shkelqim Millaku

Shkelqim Millaku: Këshilli drejtues i Universitetit të Prizrenit nuk respekton Ligjin për Arsimin e Lartë, as Statutin e UPZ-së

Skandaloze! Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren është duke i zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, Statutin e UPZ-së dhe Rregulloren e zgjedhjeve të përgjithshme.

Këshilli drejtues, më datë 16.03.2018 (nr.01-76) ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme, të cilat janë mbështetur në “dispozitat ligjore të nenit 17 të  paragrafit 1, 2 dhe nenit 27, 44, 68, 74 të Statutit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, sipas referencës nr.04-V-621, datë 30 maj 2013 dhe në zbatim të rregullores 01-480, datë 23.10.2015, si dhe nenit 11 të rregullores nr.01-34 , dt. 09.02.2018, Këshilli drejtues (vendimi nr. nr.01-42)”.

Këshilli drejtues nuk respekton dispozitat ligjore në fuqi.

Neni 68 i Statutit të UPZ-së thotë:

Këshilli drejtues nuk respekton Statutin. Këto zgjedhje do të jenë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Këshilli shkel Statutin e UPZ-së, Nenin 68, pikë 2.

Më datë 20.03.2018 lëshon vendim nr.01-76 me këtë përmbajtje:

“Lejohet zgjedhja e dekanëve edhe me thirrje akademike profesor asistent, ata të cilët kanë përvojë pune të rregullt së paku tri vite në Arsimin e Lartë”.

Ju lus, gjithë stafin akademik, administrativ dhe studentët që të mobilizohem për ta respektuar  Ligjin dhe Statutin.

Vendimin do ta dërgojmë në organet kompetente për interpretim ligjor.

Ky vendim do ta rrezikon tërë procesin zgjedhor.

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …