Shkolla Normale dhe Shkolla Teknike e Prishtinës ishin baza të fuqishme atdhetare në vitin 1981

Shkolla Normale dhe Shkolla Teknike e Prishtinës ishin baza të fuqishme atdhetare në vitin 1981

Në objektin e Shkollës Normale, në vitin 1981, përveç Akademisë Pedagogjike-cikli i ulët, zhvillonin mësim  edhe disa paralele të shkollës së mesme teknike. Në këto dy shkolla kanë vepruar edhe dy organizatat të fshehta atdhetare,: Grupi-Marksist Leninist i Kosovës, dhe organizata e quajtur: Partia Komuniste Marksiste Leniniste e shqiptarëve në Jugosllavi. Nga mesi i këtyre dy organizatave patriotike kanë rënë në demonstratën e dy prillit të vitit 1981 nxënësit, maturantë: Asllan Pireva dhe Naser Hajrizi. Po ashtu janë arrestuar e dënuar me burg të rëndë: Fatmir Graiçevci, Afrim Zhitia, (më vonë dëshmor) Ilaz Zhitia, Naim Mahmudi, Naim Statovci, Lutfi Maqedoni, Shemsi Veseli e të tjerë. Edhe nga mesi i mësimdhënësve janë dënuar me burg të rëndë: Zenun Gjoci dhe Xhevdet Syla, tani të ndjerë, pastaj, Meriman Braha, Shaqir Zeneli, Nezir Myrtaj e Ahmet Qeriqi.

Shkolla Normale e teknike e asaj kohe ishin dy baza të fuqishme atdhetare, të cilat  komunisti titist, drejtori i atëhershëm, tani i vdekur, Jusuf Shushka i quante “çerdhe të nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”, në Prishtinë. Në një intervistë për gazetën “Ilustovana politika” të majit të atij viti, që botohej në Beograd, ai kishte kritikuar “Komitetin” të cilin thoshte se  kishte lajmëruar me kohë, se  Ahmet Qeriqi, Zenun Gjoci e disa mësimdhënës të tjerë kishin “helmuar” nxënësit  me nacionalizëm e irredentizëm dhe ata nuk kishin ndërmarrë me kohë masa kundër tyre… Madje ai veçonte se Ahmet Qeriqit, edhe pse iu kishte shqiptuar dënimi me burg, për vepër penale, propagandë armiqësore. në tetor të vitit 1980, në Ferizaj,  iu kishte lejuar të punonte me nxënës deri në plotfuqishmërinë e dënimit.  Mjerisht pati edhe disa arsimtarë  të verbëruar me “idealet” titiste, të cilët nuk e kuptuan me kohë se çështja e çlirimit dhe bashkimit kombëtar të shqiptarëve ishte e natyrshme, e pashmangshme , për  rruga do të ishte e gjatë, e përgjakshme dhe e mundimshme, por e mundshme dhe e domosdoshme…

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti, për ndërhyrje direkte në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Albin …