leoni

Shkumbin S. Muzlijaj: Edhe largimi nga Atdheu është sfidë

Shkumbin S. Muzlijaj: Edhe largimi nga Atdheu është sfidë

Luani vret të vegjlit meshkuj për të vazhduar mbretërimin;ky është ligji i xhunglles! Por në botën e dy-këmbësorëve ,në një botë që ecen me trendet dhe teknologjinë,ndiqet një ligj më i afirmuar e avancuar xhungëllorë, aty ku për pushtet: “vdekja” dhe “të vrasësh” kalon përtej kufinjve të kuptueshmërisë së termave duke u bërë më gjithëpërfshirëse. Mund të vdesës duke mos vdekur;mund të mos vdesësh duke vdekur dhe mund të vdesësh apo të vritesh shpejt ose ngadalë…!

Reputacioni i mirë mund të të japë pushtet; por unë s’njoh “shumë” të tillë me reputacion të mirë e që është pushtetarë?!Jo deri sot!

Me aq sa kam parë e mbërrirë ata që shijuan “mjaltin” e pushtetit, shpeshherë popullit i servyen “pelim” me mbishkrimin:”këta është mjaltë”! Ky është gabimi i tyre;ky është më shumë gabimi ynë, sepse ne i lejuam ta bëjnë një gjë të tillë.

Mendja njerëzore e ka atë aftësi natyrore të përshtatjes me ambientin, deri në atë masë ku mos të ndiejë aromat në një zonë të kontaminuar ose edhe të mos dallojë “pelimin nga mjalti”,ky nonsens në vete!

Nepër  shekuj Skllavopronarizmi s’u shua asnjëherë; kanë gënjyer kur kanë thënë që ka marrë fund!

Ndërroi teknika e taktika; e skllavopronarizmi eci me trendin e u modernizua,mirëpo në thelb ruajti substancën e vet!

Dallimi sot me dikur është që në të kaluaren skllavopronari skllavëronte fizikun,racen e ngjyren e sot kjo ka avansuar deri në skllavërim të mëndjes e pa pyetur për raca, ngjyra a religjione!

Një rend i ri e me gjithëpërfshirje.

Ky koncept më i shtjelluar e më i saktë i skllaverisë moderne.

Në të kaluaren e vendit tonë,okupuesit kishin për qëllim skllaverimin e etnicitetit dhe zhdukjen fizike të popullit tonë. Të gjithë pushtuesit nepër shekuj ndoqën këtë ideologji, por siç thash njeriu ka aftësinë e përshtatjes me kushtet…!Hudhnin zarin i madh e i vogel,por okupuesit asnjëherë nuk arritën skllaverimin e mendjes e të mënduarit.

Dhe në kohë, mendja e disave krijonte mendime revolucionare në përmbysje të “monotonisë”-njëvijueshmërisë  së sistemeve të dëmshme okupuese të instaluara padrejtësishtë në tokën tonë të mileniumeve.

Në fund të fundit ato mëndje çuan deri në shkatërrimin e Jugosllavisë…

Dhe duke qenë që ekziston mostra e praktika sot në vëndet e vogla, edhe pse tanimë të lira për vetvendosje, në mendjet e pushtetarëve ekziston disi një lloj  frike nga mos’skllaverimi i mendjes! Për këtë arsye mund të mëndohet që aktuale janë ndiekja e politikave të padukshme për syrin, në përpjekje të kontrollimit të mëndjes së përgjithëshme.

Një shembull konkret: krahasimi i një studenti nga vitet e 80-ta apo 90-ta me një student në ditët e sotme!

Dallimi është që sot është skllavëruar guximi i të rinjve,dhe jo nga okupatorët por nga politikat që kanë avansuar deri aty ku do të bindet e ardhmja e shtetit që:”ju nuk keni asgjë në dorë,ju nuk guxoni se përfundoni keq,ju jeni veqse marionetat tona dhe ju na bindeni vetëm neve dhe e bëni atë që u’a themi ne…”Dëshirojmë apo jo që ta pranojmë,kjo duket si një përpjekje për të krijuar sistem jetësorë robotik, diçka më të avansuar se diktatura!

Por,sytë ndonjëherë mund të gënjejnë!

Në fund të fundit, ne nuk jemi robot por jemi njerëz. Dhe përkundër që mund të detyrohemi që të bëhemi të bindurit e dikuj; vie koha kur truri kerkon diçka më të mirë sesa ajo që përjeton…

Pse jo, kerkimi i një jetese më të mirë në vëndin që të ofrohet ajo mënyrë jetese.

Askush nuk largohet duke shmangur sfidat, sepse në vetvete sfidë është edhe largimi! Dhe largimi bëhët në kërkim të “sfidave të reja”,duke u larguar nga ato të vjetrat…!

Askush nuk mundohet të përul historinë e vlerën e sajë në kohë, por poashtu askush nuk dëshiron të jetojë në të shkuaren duke mos i lejuar vetës të ecë drejt së ardhmes.

Askush nuk largohet nga vëndi i lindjes, duke u buzëqeshur e pa kthyer koken prapa, apo sot kjo edhe po ndodhë?!

Dëshira për pushtet,dhe shfrytëzimi i politikave të gabuara shumë lehtë mund të shfrytëzohet nga ata që kanë pretendime territoriale ndaj neshë!Udheheqësit tanë duhet ta mendojnë atë që ne ende nuk jemi aq të fortë sa të rezistojmë secilin që dëshiron që të marrë hise nga toka jonë,dihet një gjë nga e kaluara,na kanë pushtuar më shpesh se “secilen herë”!

Sistemi i korruptuar, nepotizmi,mosvlerësimi individual, analfabetet në pushtet…

Nëse nuk ndërron asgjë, vetëm ata do të mbesin këtu, dhe nëse toka jonë mos e dhëntë Zoti të “ripushtohet” ,nuk do të jenë tradhëtarë ata që u larguan në kërkim të një jetese më të denjë, por ata që shkaktuan e detyruan largimin e tyre…

Nëse taksat që paguajmë ne, shërbejnë për të paguar jetën luksoze të dikuj! Çfarë na bënë neve të jemi më pak të menqur e mos të kërkojmë pak më mirë për veten tonë?!

Babai im Sefer Muzlijaj është ish i burgosur politik,dhe atë dy herë u burgos e kaloi afro 6 vite të rinisë së tij në mbrojtje të idealit për çlirim,liri e bashkim. Por sot, më shpesh se një herë në bashkëbisedë e kam pyetur dhe e pyes : sa e sa nëna vajtuan të bijtë e të bijat më të mirë që dhanë jetën për këtë vend, sa të tjerë humben duar, sy e këmbë,  a është kjo liria për të cilën e falët rininë e shëndetin, a i’u shpërblye koha e vuajtjeve e të torturave tuaja baba?!

Unë jam student në Universitetin e Prishtinës, dhe pas përfundimit të studimeve, do të jem aty ku më ofrohet mundësia që t’i shpërfaqë njohuritë që do t’i kam marrë, në këmbim të një jetese më të mirë. Përndryshe cila do të ishte arsyeja e tërë asaj kohe të kaluar në shkollë e studime,apo mos ishte “humbje kohe”?! Jo,nuk do të jem aty ku frymëmarrja do të jetë kancer i mendjes e jetës duke menduar që bëhet mirë por pa parë rezultat…

Prandaj; ju që e keni shtetin nën udhëheqje, dhe ju që pretendoni ta keni:

“përdoreni mendjen(npse keni) dhe luani duart e këmbët para se të bëhet vonë”.

 

(Shkumbin S. Muzlijaj është student në Universitetin e Prishtinës).

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …