Shkurte Fejza

Shkurte Fejza: Ky vit i brishtë dhe i mbrapshtë për shkak të pandemisë shkaktoi edhe efekte negative psikologjike

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza, përmes një postimi në rrjetin social ka thënë së ky vit ishte i brishtë dhe i mbrapshtë për shkak të pandemisë e cila ka shkaktuar edhe efekte negative psikologjike. Ajo nuk ka lënë pa e përmendur edhe izolimin që Evropa padrejtësisht është duke e bërë për qytetarët tanë përfshirë edhe vërsuljen e Gjykatës Speciale.

“Vit i rëndë-vit i mbrapshtë Universi e bënë punën e vet, iku edhe ky vit. Vit i pandemisë shumë dhembje për viktima. Stres, ankth. Këtë stres e ka zbutur kujdesi mjekësor, faleminderit. Edhe pas njëzet vitesh asnjë gjurmë për njerëzit tanë të zhdukur, dhembje deri në asht. Njëzet vjet arrogancë politike mbi kurrizin e këtij populli. Tallja e Evropës me ne, izolim, gjykata speciale, huti , përçarje, akuzë. Lamtumirë për artistët që ikën, i dhanë shumë kulturës Pa dasma , pa gëzime, pa ekonomi- VITI ZERO. Me të gjitha këto bashkëjetuam dhe rënduan jetën tonë. Ky vit shkoftë e mos u ktheftë më kurrë. Uroj të gjeni force dhe kurajo të festoni dhe të kaloni mire në familjet tuaja pranë të dashurve tuaj Gëzuar 2021 Gjithmonë me Ju.”, ka shkruar Shkurte Fejza.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …