leoni

Shoqata e Mullisëve kërkon të hetohet mielli “Fellini”, sepse nuk dihet ku prodhohet

Shoqata e Mullisëve kërkon të hetohet mielli “Fellini”, sepse nuk dihet ku prodhohet

“Në tregun e Kosovës është duke u shitur tash e sa kohë një produkt i njohur me brendin “FELLINI” në paketim prej 5 dhe 1 kg në deklaratën e së cilës informatat në lidhje me produktin janë të cekura qëllimisht në formë konfuze dhe të pasaktë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Shoqatës të Mullisëve të Kosovës. Në reagimin e tyre thuhet se mielli i bardhë “Fellini” është njëri ndër më të konsumuarit nga familjet në Kosovë. Por, ky miell që shitet në shumicën e marketeve kosovare, sipas Shoqatës së Mullistëve të Kosovës shkakton konfuzitet te konsumatorët. Kjo shoqatë ka bërë një ankesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, nga e cila ka kërkuar të hetoj nga vije mielli “Fellini”. Kjo kërkesë vije pasi sipas mullistëve, në tiketat që i bashkëngjitën paketimit, herë figuron që mielli është prodhuar në Gjermani, herë në Bosnjë e Hercegovinë e herë në Serbi. Prandaj, ata kanë kërkuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që përmes Inspektoratit të ndaloj shitjen e këtij produkti, derisa të plotësohen kushtet ligjore që dëshmojnë kualitetin dhe të dhënat që janë në interes të konsumatorit.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: LVV po e relativizon ndërprerjen e dialogut strategjik me SHBA, kjo është pjesë e doktrinës serbe

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje  ndaj …