Shoqata Kulturore Atdhetare, “Labëria”, reagon kundër fyerjeve që u bënë shqiptarëve terroristët grekë

Shoqata Kulturore Atdhetare, “Labëria”, reagon kundër fyerjeve që u bënë shqiptarëve terroristët grekë

Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria, duke ndjekur me shqetësim ceremoninë mortore të ekstremistit grek Kostantinos Katsifas, i cili u vra në tentativë agresioni duke qëlluar ndaj policisë, vëren se kanë vërshuan grupe nacionaliste greke, me parulla të turpshme antishqiptare “sopat dhe zjarr ndaj qenve shqiptar”. Turma histerike me thirrje irredentiste “Vorioepiri është Greqi” është një precedent i pazakontë që cenon ndjenjat dhe krenarinë kombëtare në Shqipëri. Manifestimi me parulla dhe flamuj grek, që shoqëronin arkmortin që ekstremistët grek po e kthejnë në hero, me thirrje provokuese “se shembulli yt na frymëzon”, tregon që qarqe të frymëzimit të grupeve shoviniste greke kërkojnë që të cenojnë marrëdhëniet midis dy popujve tanë, me tradita të një fqinjësie të mirë. Sjellje të ekstremistëve grek për ta kthyer arkmortin në një demonstrim politik duke hedhur parulla antishqiptare, është një provokim i hapur në shtëpinë tonë, që nuk do ta lejonte dhe toleronte asnjë shtet sado i vogël apo liberal të tregohesh para ngjarjeve që ulin dinjitetin dhe prekin integritetin kombëtar.

Ne si shoqatë Atdhetare “Nderi i Kombit”, dënojmë qëndrime dhe veprime irredentiste, që na provokojnë në shtëpinë tonë, qofshin ato nga ekstremist të qarqeve të ndryshme greke, të minoritetit me miopi politike, apo të mercenarëve shqiptar që janë shitur te qarqe antishqiptare.

( KRYESIA E SHOQATËS KULTURORE ATDHETARE“LABËRIA” “NDERI I KOMBIT”)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …