Ministria e Punëve të Jashtme e refuzon kërkesën e kryetarit serb Vuçiq për ta vizituar Kosovën

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm e tërheq vërejtjen për punësimet dhe emërimet e jashtëligjshme

Sindikata rreth së cilës janë rreshtuar diplomatët kosovarë ka alarmuar se, edhe pse Qeveria prej dy muajsh ndodhet në dorëheqje, janë bërë punësime, janë nxjerrë vendime për emërime, janë dhënë grada diplomatike, janë avancuar disa zyrtarë dhe janë dërguar në misione diplomatike e konsullore shumë persona pa u përfillur ligji, pa u zbatuar procedurat dhe duke mos i plotësuar kriteret e parapara ligjore dhe nënligjore në fuqi. Sipas Sindikatës, me vendimet e marra janë degraduar sistemi dhe kapacitetet e shërbimit të jashtëm. Qëndrimi është shprehur nga Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm, e cila në një letër të gjatë, të gjitha shkeljet ia ka rikujtuar Behxhet Pacollit, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme. Letra i është përcjellë edhe kryetarit Thaçi, i cili bëhet përgjegjës për disa dekrete të jashtëligjshme. Në letër i është kujtuar Pacollit se, qysh në fillim të mandatit, përfaqësuesit e Sindikatës e kishin takuar dhe ia kishin shprehur pakënaqësitë me proceset që lidheshin me punësimet, emërimet, gradimet dhe avancimet.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …