Me ftesë të kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, sot në Tiranë do të zhvillojë një vizitë, kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Lajmi bëhet me dije nga zyra për shtyp e presidencës, ndërsa bëhet me dije se Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00. Pas takimit është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve. Në kuadër të vizitës zyrtare, Pendarovski do të mbajë një fjalim në Samitin e Paqes të Evropës Juglindore nën organizim të Federatës Universale për Paqe, që po mbahet në kryeqytet.
Kontrolloni gjithashtu
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës në radhët e veta
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime …