Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave

Shpend Ahmeti: Më në fund pas 9 viteve, qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka mirëpritur lajmin që pas 9 viteve Qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën. Ahmeti përmes facebook-ut ka njoftuar edhe katër pikat kryesore të Ligjit për Prishtinën.

“Më në fund pas 9 viteve, qeveria e procedon në Kuvend Ligjin për Prishtinën. Do të punojmë me deputetët dhe me qeverinë që rezultati përfundimtar i Ligjit të jetë sa më i mirë për kryeqytetin tonë. Kujtojmë se tash Ligji duhet të kalojë në dy shqyrtime në Kuvend për të hyrë në fuqi dhe në vete ka katër pika si më kryesore: 1. Buxhetin shtesë ne vlerën prej 4 perqind të grantit të përgjithshëm për komunat 2. Të drejtën e themelimit të ndërmarrjeve publike komunale pa aprovime shtesë nga qeveria 3. Shëndetësinë sekondare apo Spitalin e Qytetit dhe 4. Drejtorinë e Policisë Komunale brenda Policisë se Kosovës që do te merret me Prishtinën”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Jamie Shea

Jamie Shea: Reçaku dhe Rambujeja si justifikim për ndërhyrjen – rrëfimi i Jamie Shea rikthen narrativën e NATO-s

Në prag të 27-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s, ish-zëdhënësi i aleancës gjatë luftës së vitit …