Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në diskutimin e tij për çështjen e ndërtimeve në Badovc ka thënë se presioni më i madh për këtë çështje ka ardhur nga ish- partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje. Ne po e mbrojmë komunën nga çdo padi. Dëshira ime më e madhe është nëse marrim vendim për të mos e ndërtuar lagjen. Krejt në rregull që t`i ndalojmë por sot kemi ligje në fuqi dhe planin rregullativ në fuqi. Po shkoi kjo seancë në gjykatë pala ka shumë të drejta, por duhet të shohim zgjidhje të tjera sepse nëse humbim në gjykatë është katastrofë dhe ne do të keqpërdoremi”, ka thënë Ahmeti.
