Shqipëria avancon drejt BE-së, Rama: Rrugëtimi evropian është i pakthyeshëm

Edi Rama ka deklaruar se rruga evropiane e Shqipërisë është e pakthyeshme, pas përfundimit të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ku u vlerësua progresi i vendit në reformat për shtetin e së drejtës dhe drejtësinë. Kryeministri shqiptar theksoi se bashkëpunimi me institucionet evropiane në fushën e ligjzbatimit po thellohet vazhdimisht dhe se administrata shtetërore është më e angazhuar se kurrë në procesin e integrimit evropian. Sipas Ramës, integrimi në Bashkimin Evropian përfaqëson garanci për zhvillim ekonomik, paga më të mira, investime më të mëdha dhe standarde më të larta për qytetarët shqiptarë. Nga ana tjetër, Marta Kos vlerësoi progresin e Shqipërisë në përmbushjen e reformave kyçe, duke theksuar se vendi ka hyrë në një fazë të re të negociatave me objektiva dhe paketa të qarta për mbylljen e kapitujve. Ajo bëri të ditur se Shqipëria, pas Mali i Zi, është vendi i dytë kandidat që ka përmbushur piketat e ndërmjetme për shtetin e së drejtës, të përcaktuara në tetor 2024. Sipas Kos, ky progres krijon bazë të fortë për përmbylljen e negociatave në vitet e ardhshme, me synimin që procesi i anëtarësimit të mbyllet deri në vitin 2027. “Rrugëtimi ynë evropian është i pakthyeshëm dhe ky është themeli për paga më të mira, vende më të mira pune dhe investime më të mëdha”, deklaroi Rama pas konferencës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …