Ukraina mish për top: Rreth 20 shtete të forta ushtarakisht do të dërgojnë më shumë armë të sofistikuara në këtë vend

Shqipëria duke qenë vend anëtar i NATO-s, i ka dhënë kontributin e saj Ukrainës edhe me pajisjeve ushtarake

Gjatë më tepër se pesë muajve në Ukrainën e pushtuar pjesërisht, kryetari Vladimir  Zelensky përsëriti thirrjen drejtuar Perëndimit për më tepër armë. Amerika  Britania e Madhe, Franca e shumë vende të tjera, në total 44 prej tyre, u përgjigjën jo vetëm me mbështetje ushtarake, por edhe financiare. Me 10 qershor, qeveria shqiptare miratoi vendimin për dhënien e ndihmës humanitare prej 1 milionë eurosh për Ukrainën. Por a ka kontribuar Shqipëria edhe me ndihmë ushtarake? Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksportit të Mallrave Ushtarake në Tiranë, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes,  pranon për herë të parë se Shqipëria e ka mbështetur edhe ushtarakisht qeverinë ukrainase. Por nuk u dha asnjë detaj tjetër se çfarë municionesh dhe armësh u dërguan nga Tirana zyrtare. Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, i ka dhënë kontributin e saj shtetit të Ukrainës, nëpërmjet dërgimit të mallrave dhe pajisjeve ushtarake. Këto mallra dhe pajisje janë dhuratë e qeverisë së Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …