Brickos

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për bashkëpunim në fushën e arsimit

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Turqinë për bashkëpunim në fushën e arsimit

Në Fletoren Zyrtare është publikuar marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon të rrisë bashkëpunimin, midis institucioneve përkatëse të të dy palëve, në fushën e arsimit, mbi bazën e barazisë dhe respektit  reciprok, në përputhje me legjislacionet kombëtare të palëve dhe legjislacionin ndërkombëtar. Marrëveshja është nënshkruar mes ministrit së Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe ministrit turk të Arsimit Kombëtar Ziya Selçuk më 6 janar në Ankara në tre gjuhë (shqip, anglisht dhe turqisht) e publikuar tashmë në fletoren zyrtare. Referuar marrëveshjes, dy vendet do të bashkëpunojë në shkëmbimin e nxënësve e studentëve, duke ofruar bursa reciproke; për student shqiptarë në Turqi dhe për student turq në Shqipëri. E njëjta praktikë do të ndiqet edhe me personelin mësimor. Po ashtu, marrëveshja parashikon se palët  do të  inkurajojnë  mësimdhënien  dhe nxënien  e  gjuhës  zyrtare  të  palës  tjetër,  si  dhe letërsinë dhe kulturën e palës tjetër, brenda sistemit të tyre arsimor.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …