Shqiprim Musliu ftohet për intervistim nga policia serbe pasi e rivendosi flamurin shqiptar në lapidarin e dëshmorit, Fatmir Ibishi

Shqiprim Musliu ftohet për intervistim nga policia serbe pasi e rivendosi flamurin shqiptar në lapidarin e dëshmorit, Fatmir Ibishi

Nënkryetari i Bujanocit, Shqiprim Musliu është ftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë që të paraqitet në organet e policisë në Bujanoc. Sipas tij kjo ftesë ndërlidhet me provokimin që është bërë në Konçul të Bujanocit, ku tek varri i dëshmorit të kombit Fatmir Ibishi, ishte vendosur një flamur i Serbisë dhe ishte hequr flamuri kombëtar. Musliu ka thënë se do t’i përgjigjet ftesës, por që nuk do të ndërrojë qëndrim, duke thënë se vendosja e flamurit të Serbisë në atë lokacion paraqet një provokim për komunitetin. Ai ka thënë se simbolet kombëtare janë të shenjta dhe duke respektuar ato forcohen themelet dhe vlerat sublime të demokracisë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …