Shqiprim Pula: SHTETI I 'AMBASADAVE'!

Shqiprim Pula: KILOMETRIKËT E PARESPEKTUAR

Disa nga studiot televizive sikur të jenë shëndruar në ambiente atraksioni, për të kilometrazhuar me deklarime, e të dhëna të paqëndrueshme. Janë këta, disa [analistë], [ekspertë] apo [njohës], të tillët, shumë të gjatë e kanë bë rradhën, aq sa kilometri!. Biografitë e tyre janë të çuditshme por paraqitjet i kanë teatrale.

Disa nga këta, [analistë], [ekspertë] apo [njohës] të temave politike, por jo vetëm …janë të prirur të n’a plasojnë analiza e edhe parashikime, me informata jo të sakta, dhe jo aq të besueshme si rezultat i mungesës së verifikimit të burimit. Disa të tillë, krijojnë edhe epitete dhe flasin e insistojnë sikur veç e vërteta e tyre ekziston. Të tillët, pas kritikave, sharjeve e ofendimeve nëpër disa studio televizive, fshehen lidhjet jopublike të tyre me motive të dyshimta, me grupe interesi, e struktura parapolitike e politike. Disa të tillë, të hutuar për të dhënë shfaqje në ekranet televizive, tregojnë paaftësinë e tyre për të ofruar kritikën objektive, alternativën e argumentuar apo zgjidhjet e qëndrueshme. Për qytetarin e rëmdomtë, të edukuar, e të emancipuar, është shqetësuese mungesa e ndershmërisë dhe përgjegjësisë mbi fjalën publike.

Të krijosh rradhën e të vërtetës, e vështirë. Mbase, jo e pamundur, por të përpiqesh në argumente për të vërtetën do të thotë të mos e pranosh gënjeshtrën. Madje, “nga ata që i krijojnë të pavërtetat dhe të këqijat dhe atyre që i pranojnë si të mirëqena, krijohet një dakordim i turpshëm” do të thoshte, Viktor Hygo. Sistemi politik pluralist, nxjerr në sipërfaqe aktorë politikë me mendësi e koncepte të lloj llojshme, e më të dëmshmit për kombin e Republikën, janë ata të paformuarit politikisht. Ka nga ata që abuzojnë përmes politikës dhe keqpërdorin kredencialet që mund t’i kenë, duke e minuar madje edhe gjeostrategjinë kombëtare Shqipëtare në rirreshtim të gjeopolitikës rajonale e Europiane, të shekullit që po e jetojmë. Këta akterë politikë pas vehtes kanë edhe këtë rradhën e kilometrikëve, të cilët, mjaftueshëm krijojnë polarizime dhe ndasi në shoqëri e institucione. Ashtu si në periudhën e aparteidit, atë të luftës çlirimtare, atë të pas shpalljes së pavarësisë, dhe aktualisht, Kosova, po kalon një etapë në kontekst politik, unike. Prandaj, do të ishte vyrtyt kombëtar madhor të pretendojmë të bëhemi si shtet ashtu siç ne duam, dhe t’a tregojmë ashtu si do të jemi. Jo siç fqinjët n’a duan të pafuqishëm, të ndarë e të përqarë.

Keqkuptimi i pikëpamjeve sovraniste, i mundur nga mos dija por edhe nga qëllimi.

Sot, ndërvarësia politike, ekonomike, ushtarake e diplomatike ndërmjet shteteve ka tejkaluar parimet përcaktuese të Traktatit të Westfalisë, mbi sovranitetin territorial e politik. Por, pas përfundimit të luftës dhe pas shpalljes së pavarësisë, në këto dy etapa politike unike, pjesa veriore e vendit mbeti jashtë sovranitetit shtetëror politik!. Andaj, cilado, garniturë qeveritare e ka përgjegjësinë kushtetuese e ligjore që t’a garantoj integritetin dhe sovranitetin territorial, e specifikisht, atëherë kur autoriteti shtetëror e sundimi i ligjit sfidohet nga grupe parashtetërore të një vendi fqinj. Më tej, në erërat politike nëpër të cilat kemi kaluar, kemi mësuar se, do jetojmë si të mashtruar e të kërcënuar apo do e kuptojmë përmbajtjen e porosisë së preambulës së kushtetutës sonë. Nëse nuk e guxojmë nuk e fitojmë, andaj, betejën me fqinjin verior e kemi jetike për t’i shpëtuar apetiteve gllabruese kundrejtë Republikës tonë. Trysnia që po i bëhet Kosovës zyrtare është puro politik, ne, si shoqëri nuk duhet të përdorim qasjen [po] për hir të europianëve apo ndërkombëtarëve, [jo] dhe për inat të pozitës; thjesht dhe hapur, duhet rezistuar për qëllim të ruajtjes së Republikës. Nuk e kemi të garantuar Republikën prandaj duhet mbrojtur të unifikuar me çdo kusht, nga çdo presion. Disa nga këta [analistë], [ekspertë] apo [njohës], flasin mjaftueshëm interpretime të pasakta, jo korrekte, e mbi teza politike të gabuara, dhe kjo mëpas, shpërfaq një politikë të përuljes dhe jo bashkëpunimit. Disa të tillë, e bëjnë propoganduesin e që në teoritë e propogandës moderne njihet si operacioni flamuri i rremë (falce flag operation). Ne, edhe mund t’a mashtrojmë veten, mund t’a bëjmë edhe vasalin, por, kur quhesh i pavarur e ‘sovran’ duhet detyrimisht të sillesh si shtet.

Disa nga këta, [analistë], [ekspertë] apo [njohës] jo vetëm se e mungojnë thelbin e çështjeve, e mungesën e integritetit të tyre, por poashtu po bëjnë paragjykime mbi baza personale e konspirative. Të njejtit, sikur duan të gatuajnë pogaqe misri me miell gruri, e u del e pashije.

 

Shqiprim Pula, është njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …